11/4/2025 8:05:02 AM

BE-ja i quan propagandë ruse pretendimet se Perëndimi i nxiti protestat në Serbi

Duhet të lexoni

Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretendimet serbe se Perëndimi i nxiti protestat disa ditore në Serbi dhe se po tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha gjatë një konference për media në Bruksel se këto pretendime i ngjasojnë “narrativës ruse”.

“Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rrejshme dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, tha Stano.

Politikanët në Serbi e kanë akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave në Beograd kundër parregullsive të dyshuara në zgjedhjet e të muajit të kaluar.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ndër të tjera, pretendoi se protestat ishin “përpjekje për të destabilizuar Serbinë”.

Stano i bëri thirrje përsëri Serbisë ta shmangë retorikën e nxitur nga Rusia kundër BE-së.

“BE-ja ka qenë shumë e qartë, mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e luftës dhe agresionit së saj ndaj Ukrainës nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE. Blloku dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate, si në partnere të besueshme në mbrojtjen e parimeve të përbashkëta si vlerat, siguria dhe prosperiteti”, tha Stano.

Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet, e cila e shpalli fitoren në të gjitha nivelet.

SNS-ja dhe udhëheqësit shtetërorë i mohojnë këto akuza.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje autoriteteve në Serbi që t’i hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve në Serbi.

“Sa i përket zgjedhjeve në Serbi dhe asaj që pasoi pas tyre, BE ka bërë thirrje për të gjithë aktorët për qetësi dhe dialog. Ankesat për parregullsi zgjedhore duhet të hetohen në mënyrë të duhur dhe të adresohen. Kemi qenë të qartë se, përderisa vlen e drejta për protesta paqësore, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e pa pranueshme. Veprimet e policisë duhet të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit”, shtoi Stano. /rel/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate