3/31/2025 10:00:22 AM

Rrjete sociale po vrasin thelbin e jetës së njeriut

Duhet të lexoni

Nga Brizida Gjikondi

Rrjete sociale si tiktok si instagram po edhe si facebook, po vrasin thelbin e jetës së njeriut. Lidhjen e tij me veten, natyrën dhe të ngjashmit e tij. Këto rrjete kanë zhvilluar përbindshëm hipokrizinë, deliret, vanitetin dhe asgjene.

Njerëzit janë lidhur mbas aparatit celular duke projektuar veten ashtu siç nuk janë. 

Duke lidhur ekzistencën me liket që marrin, lajkat që shkëmbejnë, fotot që postojnë, miqtë virtuale që kanë dhe ballafaqimin e hipokrizisë së tyre me atë të tjerëve.

Para tre ditësh kur u fol për atë të shkretën që u vetëvra me fotoksinë nga dhuna shumë dimensionale dhe shteti inekzistent, pamë disa vipa të kohës tonë që klithnin për mbylljen e tiktokut, ashpërsim ligjesh e bla bla bla ...

Përherë vipat tanë përtojnë të mendojnë..

Dhe kujtojnë se dhe ne ju ngjajmë..

Personalisht neveritem sa herë shoh këto syresh që fotografojnë e publikojnë çdo gjë për ta shndërruar në ndjekës në like dhe lekë. Kam parë foto e video nëpër varre, foto me duar të vdekurish, foto në parukeri.. foto në spital.. me vigon e me serum... oh tmerr.. po privatsia ku është.. ku është vetja.. e thella.. e brendshmja.. Po ti që nga momenti që ke marrë telefonin në dorë dhe fillon shkrep një mijë që të zgjedhësh dy.. ti që në atë moment nuk je në funksion të vetes.. po të fasadës.. të shtirjes.. të pazarit..

Shpesh vrasim lidhjen tonë të thellë shpirtërore me natyrën.. nuk e shijojmë në heshtje.. të ndjejmë çdo milimetër që syri rrok.. por vrasim veten.. paqen tonë.. ripërtëritjen tonë.. dhe një mrekulli që ka një mijë ngjyra dhe këndvështrime.. e fusim në një katror hipokrit vrasës.. 

Vipat shqiptare nuk duan të zhdukin tiktokun duan të zhdukin konkurencën pasi plejbejetë që përdorin tikokun i kanë ulur të ardhurat "rracës superiore" të instagramit.. rracës që pozon në restorante e vila luksi.. që qesh e bën flet rrufe nga piedestali i asgjësë.

Një shqiptare vdiq që ditët e para të vitit.. u sulën vipat.. gjoja të ashpërsojnë ligjet.. oh tmerr çfarë larje fytyre me zift.. kjo histori e përsëritur.. 

Shoqëria shqiptare është në një krizë të thellë..

Ku Zot është Leku dhe hipokrizia.. 

Zotin lart dhe shpirtin në kraharor kjo shoqëri i ka vënë në gjumë letragjik.

Skena më e dhimbshme dhe kuptimplotë.. e kryevitit.. kryeministri shqiptar që shkon e promovon një nga shfaqjet më të degraduara të emisioneve shqiptare. ku njerëzit shqyhen e fyhen si barbarë.. për gjoja prona e moral të pa moral..

Kohë idhujsh të rreme.. ku ambjentimi me të ligën është normalitet.. ku korrupsionin e çdo vlere nuk do e luftojmë dhe dënojmë.. por do e menaxhojmë me robot të Mirës nga Vlora.. që ka bërë shumë pare..

Gazeta Tems


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Pushimet sensuale të Tunës, këngëtarja mban sekret partnerin!

Vitet e fundit Tuna ka preferuar që të ruajë një profil të ulët në media.Edhe produksionet muzikore i ka pasur m&eu ...

Momente pikante mes Gjestit dhe Eglit në dush! Ja çfarë filmoi kamera

Raporti mes Gjestit dhe Eglit, ani pse ka pasur ulje-ngritje kohë pas kohe, duket se së fundmi po bëhet akoma më i fortë.M&eu ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate