Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka publikuar dëshmi të reja të rrahjes të politikanit serb, Nikola Sanduloviq.
Stojkoviq tha se atij iu është thyer një brinjë, teka shtoi se gjendja e tij shëndetësore është e tillë sa që ka qenë i pamundur transportimi i tij drejt Beogradit.
Në llogarinë e tij në Twitter, Sanduloviq shkruan:
Dëshmi të rrahjes së Sanduloviq në BIA:
Sot publikojmë raportin mjekësor të Qendrës Spitalore Klinike të Serbisë në Beograd, ku thuhet:
– se Nikolla Sanduloviq është rrahur nga persona të panjohur;
– se i është thyer brinja e shtatë nga rrahja në BIA;
– se gjendja e tij shëndetësore është e tillë që nuk është e mundur të transportohet nga Beogradi (në Nish, ku më vonë është ndaluar edhe pse nuk është marrë në pyetje).
Kujtojmë se, sipas deklaratës së Nikolla Sanduloviqit, të cilën ai më dha mua si avokat, ai ishte “rrëmbyer nga shtëpia e tij nga anëtarë të BIA-s, të cilët e çuan në selinë e agjencisë, ku e rrahën”.
Më pas ai u dënua me paraburgim të paligjshëm “për vendosjen e luleve mbi varrin e vajzës shtatëvjeçare shqiptare Brerima Jasharit” (ky është veprimi për të cilin ai akuzohej me pretendimin se në këtë mënyrë ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal)
Raporti mjekësor që po e publikojmë sot është dashur të zhduket në spitalin e Burgut Qendror ku e kanë dërguar Nikolla Sandulivuqin së bashku me dokumentacionin mjekësor të spitalit civil (Qendra Klinike) që kishte me vete.
Megjithatë, siç mund ta shihni: nuk është magji e Krishtlindjeve!
Ishte interesante të shihje këto tre ditë kush mohoi gjithçka që e gjithë kjo ka ndodhur. E kush tha se kjo rrahje ishte e sajuar, dhe kush e relativizoi gjithçka. Në media, në rrjete zyrtare, në “opozitën pro-evropiane”.
Të të gjithë lehtësisht mund të gjejmë një lidhje me krahun politik të BIA-s. Nëse nuk e keni ditur deri tani, këta janë barinjtë e Vuçiqit në Serbi.
Gëzuar Krishtlindjet.