Klodian Meaj, një nga shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi, tregoi se si ai dhe dy shokët u ndaluan dhe u rrahën barbarisht.
“Dhunonin çdo makinë që kalonte aty. Goditjet e para ishin me grushte, me shqela, pastaj nuk e mbaj mend.
Na shanin me gjuhën e tyre. Nga ana jonë, nuk ka pasur asnjë fjalë banale.
Nuk kishim kohë te flsnim. U dhunuam menjëherë. Aty ishte masakër. Askush tjetër nuk zbriti që të rrihej për dikë që nuk e njeh.
S’kishte asnjë makinë policie afër. Kur doja të largohesha, ata kapën shokun tim. Hyra dhe më goditën edhe mua.
Nuk e di arsyen pse na ndaluan. Deshi Zoti se shpëtuam, ata nuk kishin ndalim”, tha ai nëpërmjet një telefonate në “Shqipëria Live”.