9/2/2025 11:33:03 PM

Kusari-Lila: Kurti s’do të nënshkruaj marrëveshje të veçantë për Asociacionin

Duhet të lexoni

Qeveria e Kosovës nuk do të zbatoj diçka e cila rrezikon rendin Kushtetues dhe krijon një nivel të ri të qeverisjes, kështu ka thënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mimoza Kusari-Lila, duke iu përgjigjur kritikave të partive opozitare për draft-statutin e Asociacionit.

Ajo ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është kuptuar qartë sa i përket deklaratës së tij, kur ka thënë se ka qenë i gatshme që të nënshkruaj marrëveshjen pwr Asociacionin. Sipas saj, ai ka shprehur gatishmërinë që të nënshkruaj marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen për aneksin e arritur në Ohrwr, dhe që nuk ka thënë do ta nënshkruaj marrëveshje për Asociacionin në veçanti.

Kusari-Lila ka thënë se për draftin Qeveria ka dërguar komente në Bruksel dhe sipas saj, është vështirë të besohet që Qeveria mund të zbatoj diçka e cila rrezikon vendin.

“Së pari që nuk po kuptohet qartë se kryeministri ka shprehur gatishmërinë të nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshje aneksit dhe zbatimit të Ohrit në tersi, nuk ka thënë që është draft i Asociacionit në veçanti i pranuar dhe me aq përmbyllet ky proces. Kjo po evitohet gjatë gjithë kohës e para. E dyta që si draft është draft i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria vetëm ka dorëzuar komentet dhe e treta që nuk mund të këtë mekanizëm tjetër jashtë mekanizmit të institucioneve të Kosovës që bënë zbatim të tij. Prandaj deri sa në këto argumente i kemi këto situata është vështire të besohet që kjo qeveri mund të zbatoj diçka e cila rrezikon rendin kushtetues apo krijon një nivel të ri të qeverisjes në Kosovë”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se opozita ka gabim sa i përket kritikave se Qeveria do ta rrezikoj shtetin me zbatimin e Asociacionit, siç kanë gabuar sipas saj, me kritika edhe për marrëveshjet për targat dhe për energji.

“Për arsye se është kjo qeveri e cila njëjtë ka mbajtur qëndrimin parimor sa i përket edhe marrëveshjeve paraprake dhe në përmbyllje të viti 2023 shohim një zbatim gati si të plotë të marrëveshjes për targat dhe një konkretizimi si as një herë më parë të marrëveshjes për energji. Këto dyja kanë qenë marrëveshje që kjo opozita ka kritikuar edhe ka deklaruar e ka konkluduar se kryeministri ka dështuar e qeveria ka pranuar diçka e cila ishte e pa imagjinueshme në kohë të tyre po doli e kundra. Prandaj edhe për këtë jam e bindur njëjtë që e kanë gabim sikur se e kishin gabim për këto marrëveshjet e tjera për arsye se draft statuti i Asociacionit është draft i propozuar nga BE-ja në të cilin janë dhëne komente dhe kundrejt se cilit prapë nuk ka ndonjë veprim aktualisht përderisa të mos kemi konkretisht përgjigje mbi komentet dhe argumentimet që i ka qeveria”, tha ajo.

E para e deputetëve të VV-së në këtë interviste ka folur edhe për punën e kësaj legjislature në Kuvend, për të cilën ka thënë se viti 2023 ka qenë një viti i mirë për sa i përket miratimit të projektligjeve. Sipas saj, deri në seancën e fundi plenarë të vitit 2023 janë miratuar 72 projektligje prej të cilave 16 kanë qenë marrëveshje ndërkombëtare.Kusari-Lila ka thënë se puna e Kuvendit është karakterizuar me ngecje në raport të angazhimit të opozitës, ku sipas saj, ka pasur abstenime të vazhdueshme e mospjesëmarrje në votim, raporton EO.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate