3/15/2025 6:42:54 PM

ANALIZA: Çfarë mund të bëjë Europa ushtarakisht për Kievin?

Duhet të lexoni

Në fund të dhjetorit SHBA i ofruan Ukrainës të sulmuar nga Rusia edhe njëherë armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 250 milionë dollarësh, ndoshta një fond të fundit.

Pak ditë më vonë, SHBA deklaroi, se mjetet financiare për mbështetjen e Ukrainës janë konsumuar. E për sa kohë Kongresi Amerikan nuk miraton mjete të reja financiare për Ukrainën, nuk mund të miratohet një paketë e re ndihme. Shtrohet pyetja, si dhe për sa kohë do mund t’i zëvendësonte furnizimet amerikane pjesa tjetër e perëndimit – deri sa Kongresi të vendosë për 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe Izraelin?

Rezervat e predhave të artilerisë janë konsumuar

Një nga komponentët më të rëndësishëm të ndihmës ushtarake amerikane ishin predhat 155 mm të artilerisë, një municion standard që përdoret edhe nga vendet e NATO-s. Por dy vjet pas luftës dhe furnizimeve të vazhdueshme për Ukrainën janë konsumuar shumë nga rezervat e partnerëve perëndimorë.

Europa megjithë premtimet për mbështetjen e Ukrainës dhe nevojave të veta, nuk e ka rritur sa duhet prodhimin. Këtij boshllëku në rezervat vetjake i shtohet tani edhe mungesa e SHBA si furnizuese. Nga shkurti 2022, vetëm SHBA e ka furnizuar Ukrainën me 1,5 milionë granata. BE ka premtuar, se Ukraina deri në pranverë 2024 do të mbështeste Ukrainën me 1 milionë granata. Por shifrat të thonë, se janë dërguar vetëm 300.000 granata, shumë më pak se ishte planifikuar.

Disa vende të BE e kanë kuptuar nevojën për furnizim: Gjermania psh. planifikon të verë në dispozicion deri në vitin 2024 200.000 granata të tilla. Edhe Britania e Madhe, Finlanda, Norvegjia dhe disa vende të tjera kanë bërë premtime të afërta.

Pa mbështetjen e SHBA krijohen ngushtica furnizimi

Së fundmi u shfaqën në front madje predha 155 mm të prodhuara në Indi, megjithëse origjina e tyre e saktë nuk dihet. Pavarësisht njoftimeve të bëra furnizimet e vendeve të tjera janë në sasi shumë më të vogla krahasuar me furnizimet e SHBA. Nëse SHBA mbetet e pavendosur në mbështetjen ushtarake për Kievin, artileria ukrainase do të përballet me ngushtica serioze furnizimi. Megjithë premtimet perëndimore, prodhimi i municionit kërkon kohë, edhe nëse vendosen linja të reja prodhimi në punë.

E po qe se SHBA ndal furnizimet e sistemeve më komplekse të armëve, pasojat do të ishin edhe më të rënda. Bëhet fjalë për raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, NASAMS dhe Patriot si edhe raketa për sistemin HIMARS dhe tanket mbrojtës AT-4 e Javelin. Vërtet që ka vende të tjera, që i posedojnë armë të tilla, si Australia, Norvegjia, Holanda, Lituania etj, po sasia e municioneve që kanë ato në dispozicon është shumë më e vogël se ajo e SHBA.

Edhe nëse vende të tilla teorikisht do të zëvendësonin mungesën e furnizimeve të SHBA, kjo nuk do të zgjaste shumë, sepse rezervat e këtyre vendeve do të shteronin shumë më shpejt se ato të SHBA. Kjo vlen edhe për raketat HIMARS, Javelin tanket At-4 dhe sistemet e tjera.

Aleatët para dilemës

Edhe sikur këto vende do të ofronin një pjesë të konsiderueshme të rezervave të tyre për Ukrainën, pyetja tjetër që shtrohet është, -nëse kjo do të ishte e mundur-, sa kohë do u nevojitej atyre për të rimbushur rezervat. Vendet që kanë sisteme të armëve të prodhuar në SHBA janë para një vendimi të vështirë: Sa më shumë që ata furnizojnë Ukrainën, aq më shumë do të kufizoheshin kapacitetet e tyre të mbrojtjes. Në të njëjtën kohë ata e dinë, se sasitë më të vogla që ata ofrojnë, krahasuar me furnizimet e SHBA, edhe dallimin e kanë më të vogël. Dilema nuk është e re, ajo ekziston që nga fillimi i shkallëzimit të luftës. Por tani që furnizimet e SHBA kanë rënë, ajo është shumë akute.

Nga këndvështrimi i Ukrainës ka një rëndësi vendimtare, nëse dhe kur i miraton Kongresi ndihmat e tjera ushtarake. Nëse kjo nuk ndodh në javët e ardhshme, mbrojtja e Ukrainës do të vështirësohej hap pas hapi.

Artikulli u publikua në faqen online të ZDF/ I përgatitur nga Christian Mölling, drejtor studimor i Shoqatës Gjermanie për Politikën e Jashtme, (DGAP) dhe András Rácz, studiues i asociuar në programin “Siguria dhe Mbrojtja” i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme, (DGAP) me qendër në Berlin./ DW


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Pushimet sensuale të Tunës, këngëtarja mban sekret partnerin!

Vitet e fundit Tuna ka preferuar që të ruajë një profil të ulët në media.Edhe produksionet muzikore i ka pasur m&eu ...

Momente pikante mes Gjestit dhe Eglit në dush! Ja çfarë filmoi kamera

Raporti mes Gjestit dhe Eglit, ani pse ka pasur ulje-ngritje kohë pas kohe, duket se së fundmi po bëhet akoma më i fortë.M&eu ...

Jetë / Stil

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

“Eksperimentoni”- Zbuloni zakonet kryesore të grave për të pasur gjithmonë epsh të lartë gjatë s*ksit

Ashtu si ushtrimet fizike na ndihmojnë të qëndrojmë në formë ose meditimi ndihmon në mbajtjen e shëndetit ton& ...

Sport

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate