Ndërrimi i moteve, përpos festës solli edhe lëndime nga mjetet piroteknike.
22 pacientë të lënduar nga këto mjete, ndërsa një i lënduar nga një plumb qorr kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha për media se gjithsej trajtim kanë kërkuar 249 pacientë brenda 24 orëve.
Policia e Kosovës për menaxhimin e situatës së sigurisë gjatë festës së ndërrimit të mot-motit ka përgatitur urdhrin operativ “Fund Viti – 2023 dhe fillimi i 2024” ku është paraparë shtim i prezencës policore në rrugë dhe ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim të qytetarëve