2/10/2026 5:07:00 PM

Shakaja e Ramës për Mustafën s’doli nga hiçi, kryetari dhe ish-kryetari s’ia çojnë mirë prej kohësh

Duhet të lexoni

Dy ditë pasi ishte zgjedhur kryetar i Prishtinës, Përparim Rama besonte se ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do ta kishte nderin të fotografohej me të. Nuk dihet nëse edhe atëherë Rama bëri shaka, por ai qesh sa herë që pyetet për ish-kryetarin e LDK-së, raporton Gazeta Express.

Mbrëmë, Rama në një emision pyeti se “Cili është Isa Mustafa?”, pasi iu përmend ish-kryetari i LDK-së, i cili në replikë, tha se kryetari i ri i Prishtinës është ende në muajin e mjaltit.

Rama, më 16 nëntor në një intervistë për “Kallxo” ishte pyetur se pse nuk e ka asnjë fotografi me Mustafën. Ndonëse s’kishte shumë kohë që Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë më të vjetër në vend, ai që garonte nën sloganin e këtij subjekti politik pak muaj më pas, pati thënë se Mustafa nuk ishte më kurrgjë.

“Nuk është kurrgjë ai, nuk është në struktura, a po? Nuk kam problem me pasë fotografi me askënd, me askënd. Mundet me u fotografu me mua kush të ka qejf”, kishte deklaruar Rama.

Kryetari i sapozgjedhur i kryeqytetit, megjithatë e kishte dhënë një hipotezë, në përgjigjen se pse s’e kishte asnjë fotografi me Mustafën. Edhe kjo, me një dozë talljeje.

“Qe s’më ka ra rasti. S’e ka pasë nderin. Ndoshta që ka dalë fillimisht kundër meje, a di, që ka thënë është dashtë me qenë dikush tjetër, e jo unë. Ndoshta për atë”, kishte thënë Rama.

Mustafa, e ka porositur kryetarin e ri të Prishtinës që të fillojë të punojë, pasi ky i fundit nuk mbeti pa u përgjigjur kur iu përmend ish-kryetari edhe të shtunën në emisionin “Oxygen”.

“Cili, cili është? Niva që është njëfarë këngëtari, qashtu e ka emrin”, thotë Rama duke qeshur, e shton më pas se “shefi jem është qytetari i Prishtinës”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate