2/10/2026 1:30:45 PM

Burg, gjoba dhe konfiskim mjeti, policia ndëshkon ashpër të pabindurit

Duhet të lexoni

16 drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë gjatë fundjavës, pasi drejtonin makinat në gjendje të dehur.

Gjithashtu një tjetër person është prangosur për dhënie ryshfeti kundrejt policisë.

Ndërkohë nuk kanë munguar edhe gjobat për drejtuesit e pabindur të automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

 Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Kontrolle të shtuara në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Në vijim të punës permanente për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, nisur nga fakti se në fundjavë në drejtim të kryeqytetit, ka fluks të shtuar të automjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar akoma më shumë kontrollet, duke përdorur radarë, dragera, patrulla në lëvizje me mjete të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fundjavës janë arrestuar 16 drejtues mjetesh që drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu është vënë në pranga, për mitëdhënie, një tjetër drejtues mjeti në gjendje të dehur, i cili për të shmangur testin e alkoolit, i ofroi punonjësve të Policisë Rrugore 5.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, 12 drejtues mjetesh, për drift në sheshin “Nënë Tereza” dhe tek TEG-u.

Si dhe 9 drejtues të tjerë mjetesh, me nga 20.000 deri 40.000 lekë të rinj secili, për gara shpejtësie në Unazë të Re, në segmentin Liqeni i Thatë – TEG.

Njëkohësisht, janë ndëshkuar me nga 20.000 deri në 30.000 lekë të rinj, për shkelje të semaforit 18 drejtues mjetesh;

14 drejtues mjetesh luksoze, me nga 5.000 deri në 20.000 lekë të rinj secili, për xhama të zinj, modifikim targash dhe mangësi të theksuara në dokumentacion.

Janë pezulluar 35 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 256 masa administrative, për parakalime të gabuara dhe parkime mbi trotuar apo në vija të bardha.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore janë në monitorim të plotë të qarkullimit dhe shkelësit e Kodit Rrugor nuk do munden t’i shpëtojnë ndëshkimit administrativ e penal.

Policia Rrugore e Tiranës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, për të kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë./albeu.com/

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate