11/11/2025 9:54:22 PM

Sa shpenzojnë qytetarët dhe ku do ta presin natën më të hareshme të vitit?

Duhet të lexoni

Pritja e ndërrimit të mot-motit është një ndjesi e veçantë, por për shumicën e qytetarëve nuk festohet njëjtë si vitet e kaluara. Qytetarët thonë se nuk shpenzojnë shumë për shkak të kushteve të rënduara ekonomike.

Megjithatë disa restorante dhe klube të ndryshme në kryeqytet planifikojnë natë festive nga 30 dhjetori deri më 4 janar 2024, me oferta të ndryshme dhe këngëtarë të famshëm.

Qytetari Agim Fushtica thotë për KosovaPress, se ai shpenzon vetëm për dhurata për fëmijët, teksa shton se nuk është e njëjta atmosferë si përpara.

Ndërsa Ali Zhushi thotë se do të shpenzojë sipas mundësive, derisa Vitin e Ri do ta presë me të shoqen.

Bajram Gashi thotë se shpenzon deri diku për festa, teksa Vitin e Ri do ta presë në shtëpi.

Ruzhdi Cakiçi ankohet për pagat e ulëta teksa standardi i jetës është rritur dhe shpenzimet janë të mëdha.

Një qytetar tjetër që nuk deshi të identifikohej tha natën më të hareshme të vitit do ta presë së bashku me bashkëshorten e tij në familje.

Ndryshe, çmimet për organizimet festive në diskoteka e restorante për Vitin e Ri variojnë nga 20-30 euro për hyrje në diskoteka, ndërsa oferta në restorante nga 60 euro për person. Në diskotekat e kryeqytetit do të këndojnë emra të njohur si Tayna, Capital T, Butrint Imeri, Yll Limani, Dafina Zeqiri e shumë të tjerë. KosovaPress/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate