Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka shpërthyer në sulme e akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të tij Shkëlzenit dhe bashkëpunëtorëve të kreut të Rithemelimit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri akuzoi ish-kryeministrin Berisha se i ka duart e lyera me gjak dhe ka urdhëruar qindra vrasje. Madje sipas tij, ai e është përfshirë në afera korruptive e trafik e armësh në Shqipëri. Duke komentuara aferën e “Gërdecit”, zoti Beqiri shprehu bindjen se Shkëlzen Berisha është arktiket i kësaj tragjedie, teksa theksoi se djali i ish-kryeministrit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm pasi poqi e dogji të gjallë 26 persona të pafajshëm. Ndërkohë avokat Beqiri shtoi se personi kryesor i implikuar në dosjen “Gërdeci” është Shkëlzen Berisha, ndërsa sipas tij, rrugën ia shtroi i ati Sali Berisha. Nga ana tjetër, ashtu si Fatmir Mediu, ish-ministër Mbrojtje dhe Aldo Bumçi, ish-ministër Drejtësinë as djali i ish kryeministrit deklaroi këtë javë pas dëshmisë në SPAK, se nuk di asgjë për faksin e vitit 2007 me mbishkrimin “për Shkëlzen Berishën”, dokument që përcaktonte se fabrika do të ngrihej në Gërdec. Por Beqiri nënvizoi gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se faksi i Aldo Bumçit në dokumentin ku jepte mendim pro projektit kishte mbërritur në atë formë nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Avokat, SPAK ka thelluar hetimet për aferën e “Gërdecit”. Mendoni se do zbardhet kjo dosje dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë?
Shkëlzen Berisha është njeriu kryesor i implikuar në krimin e Gërdecit. Babai i tij kryeministër i shtroi rrugën. Shkëlzeni gjeti njerëzit që do bënin demontimin shoqëritë që do e bënin këtë, personelin, mori më të besuarit. Edhe ndërhyrjet i bëri vetë ai, nuk la babanë që të merrte miratimet e ndryshme. Faksi doli nga ministria e Drejtësisë për Shkëlzenin, ishte firma për vendimin e qeverisë aty ku do të bëhej Gërdeci që vrau shqiptarët. Ajo për Shkëlzenin u shkrua me urdhër të Aldos. O SPAK merre atë shënimin që thotë Aldo nuk është shkrimi im merre e çoje për ekspertim, ke shkrimin e zv/ministrit të Aldos. Po nuk doli e mbaj unë përgjegjësinë për këtë gjë. Këta duan ta mbulojnë Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka shpërthyer në sulme e akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të tij Shkëlzenit dhe bashkëpunëtorëve të kreut të Rithemelimit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri akuzoi ish-kryeministrin Berisha se i ka duart e lyera me gjak dhe ka urdhëruar qindra vrasje. Madje sipas tij, ai e është përfshirë në afera korruptive e trafik e armësh në Shqipëri. Duke komentuara aferën e “Gërdecit”, zoti Beqiri shprehu bindjen se Shkëlzen Berisha është arktiket i kësaj tragjedie, teksa theksoi se djali i ish-kryeministrit duhet të dënohet me burgim të përjetshëm pasi poqi e dogji të gjallë 26 persona të pafajshëm. Ndërkohë avokat Beqiri shtoi se personi kryesor i implikuar në dosjen “Gërdeci” është Shkëlzen Berisha, ndërsa sipas tij, rrugën ia shtroi i ati Sali Berisha. Nga ana tjetër, ashtu si Fatmir Mediu, ish-ministër Mbrojtje dhe Aldo Bumçi, ish-ministër Drejtësinë as djali i ish kryeministrit deklaroi këtë javë pas dëshmisë në SPAK, se nuk di asgjë për faksin e vitit 2007 me mbishkrimin “për Shkëlzen Berishën”, dokument që përcaktonte se fabrika do të ngrihej në Gërdec. Por Beqiri nënvizoi gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, se faksi i Aldo Bumçit në dokumentin ku jepte mendim pro projektit kishte mbërritur në atë formë nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Mbrojtjes.
-Avokat, SPAK ka thelluar hetimet për aferën e “Gërdecit”. Mendoni se do zbardhet kjo dosje dhe përgjegjësit do të shkojnë para drejtësisë?
Shkëlzen Berisha është njeriu kryesor i implikuar në krimin e Gërdecit. Babai i tij kryeministër i shtroi rrugën. Shkëlzeni gjeti njerëzit që do bënin demontimin shoqëritë që do e bënin këtë, personelin, mori më të besuarit. Edhe ndërhyrjet i bëri vetë ai, nuk la babanë që të merrte miratimet e ndryshme. Faksi doli nga ministria e Drejtësisë për Shkëlzenin, ishte firma për vendimin e qeverisë aty ku do të bëhej Gërdeci që vrau shqiptarët. Ajo për Shkëlzenin u shkrua me urdhër të Aldos. O SPAK merre atë shënimin që thotë Aldo nuk është shkrimi im merre e çoje për ekspertim, ke shkrimin e zv/ministrit të Aldos. Po nuk doli e mbaj unë përgjegjësinë për këtë gjë. Këta duan ta mbulojnë por nuk mbulojnë dot të vrarët dhe provat direkte dhe indirekte që janë të shumta sepse në fund të fundit, ata të SPAK nuk janë të paaftë.
-Keni një koment sa i takon deklaratës së e ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili ka mohuar se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni është përfshirë në aferën e “Gërdecit”?
Fatmir Mediu sido që të thotë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Mediu duhet ta dijë që s’mund ta mbulojë Shkëlzenin. Shkëlzeni ndërpreu punën në fabrikën e Gërdecit kur erdhi George Bush. Sali Berisha është njëshi, dyshi Shkëlzeni, treshi Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediu kanë vrarë 26 njerëz. Do përgjigjen. Jetët e atyre njerëzve duan shpagim dhe shpagimi është burgimi i përjetshëm për këta që e bënë këtë krim.
-Ndërkohë si e patë vendimin e Gjykatës së Lartë që e ktheu edhe njëherë vulën e PD në “Apel”?
Protesta ishte turpi i radhës dhe i fundit i Berishës. Shqiptarët të gjithë në 99-ën përmbysën diktaturën e egër komuniste dhe vendosën pluralizmin, me ëndrrën për një shtet ligjor dhe demokraci por në vend të saj u ndërtua një neodiktaturë më e rrezikshme që mund u rivendos një diktaturë e krimit, vrasjeve dhe grabitjeve, e prostitucionit dhe e zhvatjes së pasurisë së shqiptarëve dhe në vend që institucionet të mbronin të drejtat e qytetarëve nuk e bënë. SHIK-u i Berishës, merr fund sot. Sot do të jetë përmbysja e madhe dhe fillimi i një epoke të re edhe pse në vijim do të presim të tjera lajme pozitive. Kur ai të mbyllet në kafazin e arrestit do jetë fundi i tij. Ndëshkueshmëria do shtrihet tek të gjithë, që i kanë dhënë frymë krimit. E gjithë garnitura e krijuar në 30 vite nga sot merr fund, shqiptarët do mendojnë për një politikë të pastër që të ketë pozitë dhe opozitë të fuqishme. Do luftojnë dhe fitojnë një Shqipëri tjetër, evropiane të merituar. Edhe vendimi i gjykatës nuk ishte rrjedhojë e asaj proteste të fëlliqur që bëri, që tregoi se ku u katandisë ky njeri që përfundon me 30 veta më besnikët e tij. Dhe ata deputetët që ka kanë bashkëpunuar edhe ata në krimet e tij dhe e lanë në protestë vetëm më Nokën. Tregoi primitivizmin e atyre që kanë ngelur. Bënë protestë se do vulën e partisë dhe simbolet dhe ja ka marr ai që ka çuar ai kryetar partie që kur të ketë hall ai t’ia dorëzoj atij vulën. Vendimi i gjykatës për mua ishte i drejtë dhe është në favor të partisë zyrtare që e drejton Lulzim Basha. Nëse ai ka bindje se ka më shumë se Basha atëherë le të krijoj një parti tjetër që të mos ketë logon e Partisë Demokratike.