11/17/2025 1:47:56 AM

Apeli vërteton dënimin – Dy zyrtarë të gjendjes civile në Fushë Kosovë dënohen me burg

Duhet të lexoni

Gjykata e Apelit me vendimin e 29 nëntorit 2023 ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin dy zyrtarët e Gjendjes Civile në Fushë Kosovë ishin dënuar me nga një vit burgim efektiv për korrupsion.

Ibrahimi dhe Shala akuzoheshin se në cilësinë e zyrtarëve të Gjendjes Civile, në mënyrë të kundërligjshme kanë regjistruar persona në regjistrat e Gjendjes Civile, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kundër këtij vendimi, ankesë kishin parashtruar mbrojtësi i të akuzuarit Ibrahimi avokati Shemdi Bunjaku dhe mbrojtësi i të akuzuari Shala avokati Rrustem Lajqi.

Këto ankesa të njëjtit i kishin parashtruar me propozim që çështja të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

Ndërkaq, Prokuroria e Apelit në parashtresën e saj kishte propozuar që të refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore të vërtetohet.

Mirëpo, Gjykata e Apelit, kishte gjetur se ankesat janë pjesërisht të bazuara dhe se edhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi duhet të ndryshohet.

Në arsyetimin e vendimit të Apelit thuhet se kjo gjykatë ka gjetur të bazuar pretendimin e mbrojtjes vetëm sa i përket cilësimit juridik që mbrojtja ka theksuar se është tejkaluar akuza.

Në rastin konkret Apeli ka gjetur se gjykata e shkallës së parë i ka shpallur fajtorë për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës zyrtare” në vazhdimësi, përkundër se Prokuroria në aktakuzë nuk i ngarkonte të pandehurit në vazhdimësi.

“Kolegji i Gjykatës së Apelit ka parasysh se gjykata e shkallës së parë nuk ka tejkaluar akuzën në aspekt të identitetit objektiv të akuzës në raport me aktgjykimin, kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë nuk ka ndryshuar asnjë fakt vendimtar në përshkrimin e rrethanave faktike që ka pretenduar në akuzë prokurori”, thuhet në vendimin e Apelit.

Pra, rrjedhimisht sipas Apelit, akuza nuk është tejkaluar në kuptimin të fushëveprimit të fakteve nga ana e gjykatës, por rezulton në aspekt të cilësimit juridik kur të pandehurit i ka shpallur fajtorë për veprën penale në vazhdimësi.

“…e që kjo ka shkaktuar edhe zbatim të ligjit penal në dëm të të pandehurve, duke qenë se nuk kishte pretendim të akuzës për sa i përket vazhdimësisë”, thuhet tutje në vendim.

Mirëpo, pretendimet tjera kolegji i kësaj gjykate i ka gjetur si të pabazuara duke qenë se dispozitivi i aktgjykimit për sa i përket gjendjes faktike është i qartë, konkret dhe nuk rezulton se ka kundërthënie për faktet vendimtare që përbëjnë elementet e figurës së veprës penale në veprimet e të pandehurve.

Tutje, sipas Apelit gjykata e shkallës së parë drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike kur ka konstatuar se veprimet e të pandehurve ishin me dashje dhe qëllimi për të përfituar personat tjerë, veprime këto që ishin në tejkalim të kompetencave brenda detyrës së tyre zyrtare.

Po ashtu, gjykata e Apelit ka konstatuar se kur gjykata e shkallës së parë ka shqiptuar dënimin me burgim prej një viti për secilin të pandehur ka marrë për bazë rrethanat që ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit.

“… dhe se me këtë rast kolegji i konsideron se këto rrethana në raport me të pandehurit janë vlerësuar dhe peshuar drejt në raport me veprën që është vërtetuar se të pandehurit e kanë kryer”, thuhet në vendimin e Apelit.

Ndërsa, sa i përket shqiptimit të dënimit plotësues, Apeli në këtë rast ka gjetur se gjykata e shkallës së parë gabimisht ka shqiptuar tri kategori të dënimit plotësueses kur të pandehurve ua ka ndaluar ushtrimin e profesionit, veprimtarisë apo detyrës zyrtare për periudhën kohore 2 vjeçare.

Kolegji ka gjetur se një dënim i tillë në rastin konkret nuk mund të shqiptohet marrë për bazë faktin se të pandehurit ishin zyrtar publik në shërbim publik, konkretisht shërbyes civil, rrjedhimit dispozita nga neni 65 ka përcaktuar se kur shqiptohet dënimi me burgim e që gjykata e shkallës së parë ka shqiptuar dënim me burgim ndaj të pandehurve, sipas kësaj dispozite të pandehurve mund të ndalohet ushtrimi i funksionit në administratën publike ose në shërbim publik”, thuhet në vendim.

Prandaj, sipas këtij vendimi dënimi plotësues i ndryshuar nga Apelit është në funksion të zbatimit të drejtë të Kodit Penal e rrjedhimit ky lloj dënimi është më i favorshëm për të pandehurit.

Me dënimin plotësues të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë, sipas Apelit, ishte kufizuar ushtrimi edhe i profesionit edhe i veprimtarisë edhe i detyrës, ndërsa me dënimin e përcaktuar nga Apeli, rezulton se kufizohet vetëm funksioni she shërbimi specifikisht në administratën publike, nga ku edhe ishte kryer vepra penale nga të akuzuarit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 15 janar 2019, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Latif Ibrahimi dhe Bejtullah Shala akuzoheshin se në cilësinë e zyrtarëve të Gjendjes Civile në Komunën e Fushë-Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme kanë regjistruar persona në regjistrat e Gjendjes Civile.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate