11/17/2025 10:42:58 AM

Kosova heq kamerat “misterioze” në komunat me shumicë serbe

Duhet të lexoni

Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, policia nisi heqjen e kamerave që, siç beson Prishtina zyrtare, janë vendosur ilegalisht në vende publike.

Në vetëm dy prej tyre në veri – Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok – u hoqën mbi 50 kamera vëzhguese, ditëve të fundit.

Në territorin e qytetit të Mitrovicës së Veriut, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 11 kilometrash katrorë, u hoqën 38 kamera, ndërsa në Zubin Potok 13.

“Policia nuk kishte njohuri për këto kamera dhe për këtë arsye ato u hoqën”, tha zëvendësdrejtori i policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, për Radion Evropa e Lirë.

Ai paralajmëroi se autoritetet e Kosovës do t’i vendosin kamerat e tyre, të cilat do të kontrollohen ekskluzivisht nga Policia e Kosovës.

Kamerat që u hoqën, janë prodhim i Kinës, por Elshani nuk mundi të specifikonte se për çfarë modeli bëhet fjalë.

Sipas ligjit në Kosovë, video-vëzhgimin në hapësira publike ka të drejtë ta instalojë dhe kontrollojë vetëm Policia e Kosovës.

Përveç në komunat në veri, kamera të vëzhgimit “pa pronarë” u hoqën edhe në Kllokot, Partesh dhe Ranillug – komuna me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër.

Në tetor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë shkroi për këto kamera dhe nëse krahasohet fotografia e video-vëzhgimit të atëhershëm nga Ranillugu dhe Parteshi me atë nga Zubin Potoku që REL-it ia dërgoi Policia e Kosovës tani, mund të konstatohet se bëhet fjalë për një model gati identik.

Kush e instaloi video-vëzhgimin dhe pse?

Elshani thotë se ende nuk është përcaktuar saktësisht se kush dhe për çfarë qëllimi e ka instaluar video-vëzhgimin.

Në korrik të vitit 2022, Policia e Kosovës konfiskoi kamera të vëzhgimit edhe në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit – për shkak të dyshimeve se ishin instaluar nga strukturat paralele serbe.

Vëzhgimi me video në zonat me shumicë serbe në Kosovë ishte, gjithashtu, subjekt i auditimit nga Agjencia Kosovare për Informim dhe Privatësi, gjatë vitit 2022.

Kjo agjenci nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se a është përcaktuar se kush dhe pse i ka instaluar kamerat.

Agjencia, më herët, konstatoi se në disa komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Graçanicën, Ranillugun, Prizrenin, etj., mbikëqyrja me video ishte prokuruar dhe instaluar nga autoritetet lokale, por ajo urdhëroi që vëzhgimi t’u lihej stacioneve policore, ashtu siç parashihet me ligj.

Ligji për Policinë në Kosovë thotë se “policia është e autorizuar të kryejë mbikëqyrje parandaluese të vendeve publike, me përdorimin e pajisjeve për incizime video-akustike dhe pajisjeve fotografike për mbikëqyrjen e vendeve publike, ku në të kaluarën janë kryer shpesh vepra penale”.

Policia, gjithashtu, ka të drejtë t’i vëzhgojë zonat publike nëse ka “arsye të bazuara për të besuar se vëzhgimi publik e zvogëlon rrezikun e kryerjes së krimeve dhe e përmirëson sigurinë publike”.

Mbledhjen e informacioneve për video-vëzhgimin, për të cilin nuk dihet se kush e mbikëqyr, vitin e kaluar e nisi edhe Prokuroria e Shtetit të Kosovës, por, deri në publikimin e këtij artikulli, ky institucion nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it se çfarë informacionesh ka arritur të marrë.

Në fund të vitit 2021, REL-i raportoi se Serbia, përmes institucioneve të saj në Kosovë, ka blerë sistem video-vëzhgimi të kompanisë kineze Dahua – e cila ishte nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara – të destinuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës.

Kompanitë kineze të video-mbikëqyrjes, Dahua dhe HikVision, janë në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve të tyre me fushatën e shtypjes së ujgurëve në provincën Ksinjiang të Kinës.

Portali beogradas Insajder.net shkroi në vitin 2017 se Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, më 2012, ka aprovuar dhe ka paguar paraprakisht instalimin e sistemit të vëzhgimit me video në Komunën e Zveçanit.

Në atë kohë, shef i Zyrës për Kosovën ishte Aleksandar Vulin, i cili më vonë u bë ministër i Mbrojtjes i Serbisë, i Punëve të Brendshme dhe pastaj drejtor i Agjencisë Informative të Sigurisë (BIA).

Kjo blerje, për të cilën janë ndarë rreth 900 mijë euro nga buxheti i Serbisë, është shënuar si “rreptësisht konfidenciale”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate