11/21/2025 1:21:08 AM

Serbia i njeh targat e Kosovës, BE tash pret lëvizje nga Kurti, Asociacioni mbetet “çështje urgjente”

Duhet të lexoni

BE-ja e mirëpret vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS dhe tash pret nga Kosova të bëjë një hap. Pasi emisari Miroslav Lajçak u paraqit më i kënaqur së fundmi duke përmendur progresin në normalizimin e marrëdhënieve, vendimi i fundit i Beogradit e hedh topin te kryeministri Albin Kurti, nga i cili ndërkombëtarët presin që të lëvizë urgjentisht drejt formimit të Asociacionit.

Prej 1 janarit, Serbia do t’i lejojë të qarkullojnë në territorin e saj automjetet me targa të Republikës së Kosovës dhe pas këtij vendimi të Beogradit, Bashkimi Europian pret një lëvizje nga Kosova.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i tha Gazetës Express se BE-ja e mirëpret vendimin e Serbisë “për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS të lëshuara nga Kosova”, ndërsa shtoi se presin që Kosova tash të përgjigjet “në mënyrë të ngjashme”.

“Ky vendim paraqet një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën Drejt Normalizimit, si dhe detyrimet e mëparshme nga dialogu lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Kjo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo gjithashtu përbën një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe europian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, tha Stano.

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq të hënën e dha lajmin se do të nis zbatimi i kësaj pike për të cilën Serbia ishte pajtuar në marrëveshjen e vitit 2011.

“Lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike, me qëllim që të lehtësohet pozita e individëve dhe të mundësohet liria e tyre e lëvizjes”, tha Petkoviq, duke insistuar se nuk mund të kuptohet si njohje e pavarësisë së Kosovës.

Ai nuk tha nëse targat e automjeteve nuk do të mbulohen më me letra ngjitëse në kufi nga 1 janari, siç ndodh aktualisht.

Petkoviq tha që tash Serbia pret që Kosova t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, duke përmendur specifikisht atë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i janë gëzuar këtij vendimi të qeverisë serbe. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxuka e shpërndau këtë lajm duke shprehur një buzëqeshje.

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së fundmi është paraqitur më i kënaqur nga zhvillimet në bisedime. Ai ka folur për një progres në normalizimin e marrëdhënieve, pas lëvizjeve pozitive në regjistrimin e automjeteve të serbëve me targa RKS, lëvizjen për zgjedhje të reja në veri dhe marrëveshjes së KEDS-it me Elektroseverin për çështjen e energjisë elektrike.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje me rëndësi strategjike. Pa këtë normalizim nuk mundemi as të ëndërrojmë të ardhmen europiane. Kemi progres kohëve të fundit në këtë drejtim. Së shpejti do ta mbyllim dosjen e energjisë, ka progres në çështjen e targave, në çështjen e personave të pagjetur, në çështjen e zgjedhjeve lokale në veri dhe në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve”, ka thënë Lajçak gjatë një debati për zgjerimin në Bruksel. Aty pati thënë gjithashtu se është në kontakt të vazhdueshëm me palët për të vazhduar me zbatimin.

Më shumë serbë i regjistruan automjetet e tyre me targa të Kosovës kohët e fundit dhe disa nisën t’i ndiqnin hapat për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja në veri. Po ashtu, u arrit marrëveshja për çështjen e rrymës në atë pjesë të vendit.

Mijëra serbë javët e fundit nisën t’i regjistronin veturat me targa RKS. Duke e parë këtë trend, Qeveria e Kosovës në fund të nëntorit vendosi që ta zgjaste për 15 ditë afatin për riregjistrimin e automjeteve.

Sipas përllogaritjeve të sektorit civil serb, në komunat veriore kishte rreth 10,000 vetura me targa KM. Tash, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, muajin e fundit janë riregjistruar në targa RKS 4.000 automjete.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq ishin në Bruksel në nëntor, pasi kryeministri Albin Kurti në tetor ishte shprehur i gatshëm të nënshkruante për themelimin e Asociacionit, sipas propozimit që ndërkombëtarët ia kishin sjellë po atë muaj. Ai e kishte konsideruar 26 tetorin si një mundësi të humbur, ndërsa kishte treguar se në takimin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Georgia Meloni, ata i kishin folur për “urgjencën e kësaj çështjeje”.

Për ndërkombëtarët, ka një urgjencë që gjërat të lëvizin shpejt, ndërsa në Kosovë ka shumë pyetje. Draft-statuti i publikuar, dikush paralajmëroi se do ta shkelte Kushtetutën. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas një “shikimi sipërfaqësor” kishte thënë se propozimi ndërkombëtar për Asociacionin “është plotësisht në përputhje me Kushtetutën”. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe as Besnik Bislimi nuk kanë garantuar për këtë. As kryeministri, as presidentja dhe as zëvendëskryeministri nuk janë të sigurt që s’bie ndesh me Kushtetutën, përveçse thonë se gjithçka do t’i nënshtrohej vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate