11/22/2025 8:38:29 AM

“Nga 10 mijë vetura me targa ilegale, 4200 i kanë kthyer në RKS – të tjerët i kanë regjistruar në Serbi”

Duhet të lexoni

Që nga e premtja, serbët në Kosovë nuk do të lejohen të përdorin targa ilegale të makinave të përdorura para pavarësisë, çështje kjo që ka shkaktuar dhunën më të keqe etnike në dy vitet e fundit, shkruan Reuters.

Qeveria e Kosovës deklaroi se amnistia ka përfunduar në mesnatën e së premtes dhe të gjithë shoferët me targa ilegale do të penalizohen, me konfiskim të veturave të tyre.

Qeveria e ka shtyrë disa herë vendimin për lejimin e drejtuesve të mjeteve për të marrë targa të reja. E fundit ishte fundi i dhjetorit, kur u shty vendimi deri më 15 dhjetor.

Policia njoftoi se nga 10 mijë vetura të serbëve të Kosovës në veri të vendit, rreth 4200 janë me targa të reja të Kosovës, ndërsa shumë të tjera i kanë regjistruar veturat e tyre në Serbi dhe lejohen t’i përdorin ato edhe në Kosovë.

“Sot nuk shohim vetura në trafik me targa të vjetra”, tha për Reuters Veton Elshani, zëvendës komandant i policisë së Kosovës për veriun.

“Ne u kemi thënë policëve që në dy ditët e ardhshme vetëm t’i paralajmërojnë shoferët, por duke filluar nga e hëna do t’i gjobisim apo edhe do t’u konfiskojmë automjetet”.

Zbatimi i rregullit të ri të targave të veturave ishte arsyeja kryesore pse, në vitin 2022, serbët u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës si komunat, policia dhe gjykatat në rajonin verior.

Kjo pjesë e Kosovës ka qenë dëshmitare e dhunës më të keqe këtë vit që nga pavarësia, duke kulmuar me sulmuesit e armatosur serbë ndaj policisë në fshatin Banjskë në shtator, që la të vdekur një oficer policie dhe tre personave të armatosur.

Rreth 50,000 serbë që jetojnë në pjesë të tjera të Kosovës e njohin shtetin e pavarur dhe kanë përdorur targat e Kosovës. /Klankosova.tv


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate