2/9/2026 3:19:14 AM

Rreth 2 mijë ankesa për punën e Policisë së Kosovës, rekomandohet suspendimi i 82 pjesëtarëve të saj

Duhet të lexoni

Këtë vit Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar 1 mijë e 950 ankesa të qytetareve ndaj punës së Policisë së Kosovës që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj.


Ai ka treguar se mbi 600 ankesa janë përcjellë për hetim penal në Departamentin e Hetimeve dhe si rezultat i hetimeve penale Inspektorati ka rekomanduar suspendimin e 82 zyrtarëve policorë, ndërsa janë arrestuar 33 punonjës të policisë.

“Këtë vit Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një numër të lartë të ankesave. Kemi një rritje të numrit të ankesave të qytetarëve në masën 30% në raport me vitin e kaluar. Deri tash kemi mbi 1,950 që janë pranuar. Janë kryesisht ankesa të qytetarëve ndaj punës së policisë lidhur me vepra apo dyshime për shkelje të ndryshme kryesisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo shkelje të ndryshme që mund të hasin nga ana e punonjësve të policisë. Prej këtij numri të ankesave, mbi 600 janë përcjellë për hetim penal në Departamentin e Hetimeve dhe pastaj si rezultat i hetimeve penale ne kemi rekomanduar suspendimin e 82 zyrtarëve apo punonjësve të policisë dhe janë arrestuar 33 punonjës të policisë si rezultat i hetimeve të përbashkëta me prokuroritë përkatëse”, ka deklaruar ai për EO.

Sipas tij, zyrtarët policorë që po hetohen i përkasin të gjitha gradave.
Në numrin e zyrtarëve që po hetohen sigurisht që ka të gjitha gradave. Sigurisht ku ka numër më të madh ka edhe të dyshuar më shumë. Nuk kam shifër të saktë se për cilën gradë nga sa punonjës i kemi të dyshuar mirëpo është numër i lartë. Natyra e ankesave ka të bëjë me keqtrajtim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ka pakënaqësi të qytetarëve që lidhen me kufizimet që policia dhe inspektoratet janë detyruar të bëjnë ndaj bizneseve dhe ne kemi pasur edhe një plan të monitorimit të policisë se si po i zbaton masat e Qeverisë për parandalimin e Covidit”, ka shtuar Hodaj.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate