12/20/2025 2:46:37 AM

Histori shqiptare, u martua me vajzën që njohu në instagram, pas 10 muajsh i kërkoi divorcin

Duhet të lexoni

Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e saj, Andin në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. 27-vjeçari njohu një vajzë 18-vjeçare në Instagram dhe vendosi që të vinte nga SHBA në Shqipëri për ta takuar. Në dy javët e qëndrimit, Andi mori edhe familjen e tij që të njihte familjen e vajzës dhe të kërkonin dorën e saj.

Anila nuk e pëlqeu familjen e vajzës, megjithatë iu desh të pranonte vendimin e djalit. Më 18 nëntor 2022 çifti bëri fejesën dhe më 18 dhjetor celebrimin. E gjithë historia e dashurisë, nga njohja e deri te martesa ndodhi brenda 10 muajve. Më pas Andi u kthye në SHBA dhe nisi menjëherë procedurat për bashkim familjar. Punonjësi në SHBA i kërkoi që vajza të hapte një llogari bankare rrjedhëse.

Andi: Pasi nisim procedurën për të bërë vizën, vajzës i duhej të shkonte në bankë që të hapte llogarinë dhe atje bën një gabim vajza. Nuk hap llogari të rregullt për të bërë pagesa, por hap llogari kursimesh. Tani…

Anila: Shfrytëzim,shfrytëzim!

Andi: Tani unë e pres vajzën, ka qenë ora 4 e mëngjesit në Amerikën, sa i takon të jetë në Shqipëri për të më dhënë njoftimin që e ka mbaruar…

Anila: Rrinte pa gjumë, priste vajzën, pa gjumë!

Andi: Të më çonte numrin që të bëhej viza. E pres, nuk më shkruan. E marr në telefon, i them çfarë bëre? E bëra unë kartën, po mua më tha ai profesori që…

Ndërkohë Andi mban në dorë disa dokumente që rezulton të jetë urdhri i mbrojtjes që vajza ka marrë ndaj tij.

Eni Çobani: E gjithë kjo histori për 500 dollarë është bërë, 500 dollarë ke harxhuar ti për këtë?

Andi: Jo për 500 dollarë, thjesht se vajza ka thënë…

Anila: Vazhdojnë lekët t’i investojë djali im për të! Nuk është kjo! Sherri i divorcit që kërkoi ajo është 500 dollarëshi për shkollën që ajo…dhe akuzon djalin, mbaronte të mesmen dhe ky do t’ia vazhdonte shkollën që mos të shkëputej që këtej dhe i dërgoi 500 dollarë të kishte gjendje kjo dhe tani ajo në urdhrin e mbrojtjes i thotë që ti më ke kërcënuar për shkollë, je xheloz për shkollë!

Andi: S’është e vërtetë!

Anila: Kur unë jam një nënë që shkollën time dhe dijen time, jam shumë krenare që 9 fëmijë dhe nuk e kam vazhduar dot dhe e ka bërë djali im!

Andi: Pas kartës vajza fillon bëhet nervoze dhe thotë dua divorc!

Eni Çobani: Në çfarë date e kërkon divorcin se në 22 dhjetor u martove, kur ta kërkoi divorcin?

Andi: Dy javë më mbrapa, pasi kam ikur në Amerikë, dy javë më mbrapa dhe shkaku ka qenë për kartë banke, i kam thënë shko edhe njëherë ta rregullosh. Kjo tha nuk shkoj atje unë se do më thotë ja nuk di kjo si bëhen këto gjëra. Dhe më thotë unë nuk merrem me këto letra, me këto gjëra, a më jep divorcin? Dhe unë e kam pyetur, i kam thënë a je e sigurt që do të ndahesh se unë nuk jam martuar për t’u ndarë. Meqenëse ti do që të ndahesh, atëherë më pago mua shpenzimet të vij nga Amerika në Shqipëri dhe të jap divorcin, ti në punën tënde, unë në punën time se unë nuk kam si vij për të të dhënë divorc ty./tvklan.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate