12/20/2025 3:39:33 AM

Amerikanët si dëgjuan për Asociacionin: Zëvendësja e Kurtit thotë se për Zajednicën ka folur me nënat e Serbrenicës

Duhet të lexoni

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka përcjellë një porosi nga Organizata “Nënat e Srebrenicës”, që Kosova të ketë kujdes me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa, ka marrë garanci nga ky shtet, që nuk ka qenë i involvuar në trazirat e 24 shtatorit në Banjskë.

Zëvendëskryeministrja ka folur edhe për mundësinë që të finalizohet marrëveshja e lëvizjes së lirë dhe njohja e dokumenteve të identifikimit.

Duke folur për kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zëvendëskryeministrja Rexhepi ka përcjellë mesazhet se Kosova duhet t’i ikë krijimit të një “Republike serbe”.

“Kam vizituar edhe Këshillin Nacional Boshnjak, pastaj Organizatën ‘Nënat e Srebrenicës’ ku më duhet të shprehi një keqardhje për nënat e kësaj shoqate dhe më duhet të përcjellë një paralajmërim nga ato rreth asociacionit me Komunat me shumicë serbe që të kemi kujdes për këtë temë duke më paralajmëruar se çfarë bëjnë autoritetet serbe atje nga Republika serbe duke sjellë vetëm stagnim rreth rrugës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Rexhepi.

Zëvendëskryeministrja ka thënë se shumë biznesmenë të këtij shtetit kanë shprehur interesim për të investuar në Kosovës. E për këtë çështje do të ketë një takim vitin e ardhshëm.

“Kam pasur edhe shumë paraqitje televizive rreth temave për paqe stabilizim dhe ratifikimin e marrëveshjes në mënyrë që qytetarët tanë do të mund të lëvizin lirshëm në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe anasjelltas. Vizitova edhe zonën ekonomike ne qytetin e Teshanjit (Teshanj) ku shumë biznesmenë kanë shprehur interesimin që të investojnë në Kosovë. Së shpejti me Kryeministrin tonë do t’iu sigurojmë një takim me këtë grup investitorësh ata do të vijnë në Kosovë dhe do të shohim aspektet e bashkëpunimit me biznesmenët dhe prodhuesit tanë”, u shpreh tutje Rexhepi.

E temë diskutimi në shtetin fqinj ka qenë edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë. Ajo ka thënë se nga ministri i Punëve të Brendshme ka marrë garanci se ky shtet nuk ka qenë i involvuar në trazirat në veri dhe se armët nuk janë siguruar nga Bosnja.

“Në Bosnjë kam shkuar për vizitë për të shikuar aspektet e marrëveshjes së lëvizjes së lirë dhe njohjen e dokumenteve të identifikimit, propozimi ka kaluar në Kryesinë e Bosnjës dhe Hercegovinës tash pritet të kaloj edhe në Këshillin e Ministrave shpresoj që deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm do të miratohet. Pastaj jam takuar zyrtarisht me ministrin Federal të Policisë gjegjësisht të Punëve të Brendshme, me Ramo Isakun, i cili ka dhënë një kontribut kur ne ishim në probleme në veri të vendit kur autoritet serbe tentuan që të spekulojnë lidhur me armët që janë kontrabanduar nga Bosnja saktësisht nga Tuzlla. Ministri shumë shpejt ka reaguar duke njoftuar opinionin se ai armatim nuk ka ardhur nga Bosnja dhe se këto janë spekulime të autoriteteve serbe”, u shpreh Rexhepi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate