12/17/2025 6:13:13 AM

Haziri godet Kurtin për vizitën në Gjilan ia përmend edhe hetimet për rastin tragjik të Agon Musliut

Duhet të lexoni

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjilan. Haziri tha Kurti ka bërë shëtitje politike, teksa interesin e qytetarëve e la në rend të dytë, shkruan Gazeta Express.

 

‘Kurti bëri shëtitje politike në Gjilan, interesin e qytetarëve e la në rend të dytë duke e nxjerrë interesin e partisë së tij në plan të parë Së pari, kryeministri Kurti ka harruar t’i tregojë familjes së Agon Musliut, i cili vdiq në kohën e qeverisjes së tij, se ku kanë mbetur hetimet për këtë rast tronditës dhe ku është përgjegjësia e tij si kryeministër. Duke injoruar familjen e Agonit dhe të të rinjve të Gjilanit, ne dje e pamë shetitjen politike, në kohën kur kanë stagnuar hiç më pak se 24 projekte sistemore”, ka thënë ai.

Tutje Haziri përmendi disa nga vendimet e Kurtit në Gjilan.

“Ai, në kundërshtim me ligjin dhe planin detal urban, ka përuruar parkun “Banja”, i cili u degradua skajshmërisht si projekt, duke i përjashtuar personat me aftësi të kufizuar. Në kundërshtim me ligjin, vazhdon të proklamohet edhe për stadiumin e qytetit, i cili në fazën e parë është përfunduar. Ndalja e punimeve duke ia atribuar projektin një qeverisje dhe duke dashur të sillet një projekt i ri, e ka dyfishuar koston nga 7.1 milionë në 15 milionë. Kryeministri erdhi në Gjilan me një pako të re financiare, duke e lidhur qarkoren e re pa i kompensuar qytetarët për qarkorën e vjetër, duke mos treguar se çka do të ndodhë për pjesën e dytë të autostradës prej Bresalcit në Konçul. Stanishorka, nga 1.2 milionë euro, është nënshkruar në 2.5 milionë euro. Është rritur qind për qind kosto, e nuk janë paraparë ndërtimi i kolektorëve që çojnë në impiant. Projektin e impiantit, nga 18 muaj sa do të duhej të përfundojë, këtë projekt e kanë shtyrë për hiç më pak se në vitin 2028. Skandali më i madh që ka ndodhur në Komunë është ai i kamionëve dhe ende nuk ka zbardhur Komuna asgjë se si mund të blihen kamionët në Gjermani pa një ofertë të hapur publike. Pagesa prej 38 mijë euro si transaksion ndërkombëtar është skandal që duhet të zbardhet. Në anën tjetër, LDK po mundohet të krijojë stabilitet dhe rregullshmëri në Asamblenë Komunale, duke qenë partia më e madhe politike në Gjilan. Manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani dhe Kosova meriton më shumë dhe më mirë!”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate