12/17/2025 1:15:03 PM

Idrizi e Durmishi inspektojnë punimet në rrugën Pestovë-Druar, thonë që përfundon sivjet

Duhet të lexoni

ryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe zv.ministri i Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi kanë bërë inspektimin e punimeve në rrugën Pestovë-Druar që lidh fshatrat e Artakollit me magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Kryetari Idrizi me këtë rast tha se, ky projekt në vlerë prej 346 mijë euro që është bashkëfinancim me Ministrinë me 100 mijë euro do të përmbyllet me sukses.

“Kjo rrugë është një arterie shumë e rëndësishme e cila lidh të gjithë fshatrat e Artokollit edhe një pjesë regjionit të Drenicës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë dhe sot kemi dalë bashkë me zv.ministrin Durmishi për t’i inspektuar punimet që janë në dinamikë të shtuar”.

“Besojë që ky aks i rrugës që është në gjatësi 1 600 metra dhe kap vlerën 346 mijë euro që është një bashkë financim në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë me 100 mijë euro besoj që do ta përmbyllim me sukses”.

Ai falënderoi zëvendësministrin Durmishi për mbështetjen dhe përkushtimin, duke shtuar se sa herë kanë pasur nevojë u është përgjigjur kërkesave të tyre. Ai tha se ky projekt do përfundojë këtë vit sepse është një rrugë shumë e rëndësishme.

“Me këtë rast dua të falënderoj zv.Ministrin për mbështetjen dhe përkushtimin që sa herë kemi pasur nevojë u ka përgjigj kërkesave tona si Qeveri komunale dhe kërkesave të qytetarëve. Punimet mendojmë t’i përmbyllim brenda këtij viti”.

“Si Komunë kemi pasur mundësi disa një pjesë të buxhetit ta bartim në këtë projekt dhe mendojmë ta përmbyllim këtë vit sepse është një rrugë shumë e rëndësishme”.

Durmishi tha se të gjitha kërkesat që vijnë nga komuna konsiderohen me prioritet dhe i mbështesin.

Për këtë ai tha se nuk ka ndasi për çka edhe u zotua për mbështetjen e Qeverisë, raporton EO.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate