6/24/2026 1:26:53 PM

Vrasja që tronditi vendin/ Si u privua nga jeta Liridona Ademaj-Murseli?

Duhet të lexoni

29 Nëntor 2023. Liridona Ademaj-Murseli vritet në makinë, në rrugën “Dalip Alshiqi”. Po shkonte në shtëpi bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët.

Ngjarja e së mërkurës mbrëma ka tronditur opinionin në Kosovë.

Vrasja e dyshimtë e Liridonës ka aktivizuar menjëherë Policinë në gjetjen e dorasit.

“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë.

Atë natë, Naim Murseli deklaroi para hetuesve policorë se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës, Liridonës 30 vjeçare sot iu dha lamtumira e fundit!.

Pak orë pas varrimit të saj, policia doli me njoftim se dy persona u arrestuan, nën dyshimin se ishin të përfshirë në vrasjen e Liridonës.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, bëri të ditur Policia.

Arma me të cilën dyshohet të jetë vrarë Liridona Murseli

Indeksonline raporton se të dyshuarit në fjalë janë Naim Murseli dhe Granit Plava.

Granit Plava, dyshohet të jetë dorasi që i mori jetën Liridonës mbrëmjen kritike të së mërkurës.

Granit Plava, i dyshuar për vrasjen e Liridonës

Naim Murseli, bashkëshorti prej disa vitesh i Liridonës, dyshohet të ketë implikuar vrasjen e Liridonës, duke e urdhëruar atë.

Të dy raportohet të kenë pranuar veprën penale: urdhrin e vrasjes dhe kryerjen e saj.

Liridona Ademaj-Murseli dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli

Pak më vonë, Policia ka arrestuar edhe një person të tretë, i dyshuar për bashkëpunim me dyshen Murseli-Plava.

Kushtrim Kokolla, pjesëtar i FSK-së, dyshohet se është bashkëpunëtor në kryerjen e këtij krimi.

Kushtrim Kokolla, i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Liridonës

Vëllau i Kushtrimit, Kanoni, deklaroi më herët për Indeksonline se Kushtrimi ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur rasti, se nuk beson se ka bërë një gjë të tillë dhe se Kushtrimi ka qenë shumë i lidhur me Liridonën, meqë njihen edhe familjarisht.

Në anën tjetër, familja e Liridonës ka kërkuar të bëhet zhvarrosja e saj, dhe se trupi i Liridonës të pushojë në varrezat e fshatit Rracaj, ku edhe banon familja Ademaj.

Ndërkaq, familja Murseli, pas arrestimit të Naimit, njoftoi se ka anuluar të pamën për Liridonën.

Reagimet mbi vrasjen e Liridonës nuk janë ndalur që nga pasditja e së mërkurës.

Politikanë, aktivistë të shoqërisë civile e qytetarë kanë shprehur opinionet dhe ngushëllimet e tyre lidhur me rastin.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se me rastin e Kushtrim Kokollës po merren organet e drejtësisë dhe ato përbrenda FSK-së.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

“Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka deklaruar Haxhiu.

Shpresojmë që raste të tilla të mos ndodhin më!/Indeksonline/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate