12/17/2025 7:40:52 PM

Avokati i njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë: Prokuroria s’dha asnjë provë konkrete

Duhet të lexoni

Asdren Bytyqi, avokat i Bujar Bashës, njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, ka thënë se Prokuroria nuk ka dhënë asnjë provë konkrete për përfshirjen e klientit të tij në këtë rast gjatë seancës për caktimin e masës së paraburgimit të premten në Gjykatën e Prizrenit.

Sipas Bytyqit, klienti i tij ka thënë se para Gjykatës se Prokuroria më shumë ka marrë parasysh opinionet e njerëzve sesa ka ndonjë provë konkrete.

“Në realitet, Prokuroria nuk ofroj prova konkrete që e vërtetojnë inkriminimin e të dyshuarve. Të gjithë të pandehurit dhanë alibitë e tyre ku kanë qëndruar në kohën kur ka ndodhur grabitja, përfshirë mbrojtësin tim. Klienti im ka deklaruar nuk është pjesëmarrës në këtë ngjarje mjaft të rëndë dhe ka thënë se kjo i është bërë nga analistët në studio që kanë përmendur emrin e tij. Konsideron se Prokuroria ka marrë parasysh opinionet e njerëzve sesa që ka ndonjë provë konkrete”, ka thënë Bytyqi, duke shtuar se nuk janë pajisur me asnjë provë tjetër, përveç masës për caktimin e paraburgimit, që siç thotë avokati, nuk ka të shtjelluara detaje që vërtetojnë inkriminimin e të dyshuarve.

Avokati Bytyqi ka thënë se të gjithë të dyshuarit kanë thënë se nuk do të qëndronin në shtëpi dhe të pritnin arrestimin nëse do të ishin pjesëmarrës në grabitje.

Vendimi për caktimin e paraburgimit pritet të merret pas pak.

Policia ka arrestuar tetë persona, njëri prej tyre u lirua në mungesë provash, për grabitjen e një argjendarie të mërkurën e kaluar në Suharekë. Një nga të dyshuarit u vra gjatë operacionit për arrestimin e tij të enjten në Prishtinë. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate