12/17/2025 7:58:12 AM

Rritet numri i banorëve serbë në veri që marrin targa të Kosovës

Duhet të lexoni

Më 1 dhjetor është afati i fundit për banorët serbë në veri të kosovës që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre me inicialet “KM” të lëshuara nga Serbia, me targa të Republikës së Kosovës, me inicialet “RKS”.

Autoritetet në Kosovë mirëpresin interesimin e shtuar të banorëve serbëve për të regjistruar makinat me targa të ligjshme.

Çështja e targave ishte një nga shkaktarët kryesorë të tensioneve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Svetolik Radovanoviç është një nga shumë banorët serbë në veri të Kosovës, që në fillim të javës regjistroi makinën e tij me targa të ligjshme, në prag të afatit të 1 dhjetorit.

Një numër në rritje banorësh serbë janë parë në pikat e kontrollit teknik të automjeteve në Mitrovicën e Veriut, për të regjistruar dhe ndryshuar targat e makinave të tyre.

“Po ndryshoj targat e makinës nga KM në RKS. Procesi po shkon mirë, ka pak pritje por mirë. Arsyeja pse po ndryshoj targat është sepse nuk do të mund të lëviz me targat KM”, thotë zoti Radovanoviç.

Një grup i tyre u joshën nga ndihmat financiare të qeverisë së Kosovës për ata që regjistrojnë makinat deri më 31 tetor, duke shmangur pagesën për taksat dhe tarifën e regjistrimit të makinës.

“E mirëpresim vullnetin, së fundmi të shtuar, të pjesëtarëve të komunitetit tonë në katër komunat veriore për regjistrimin e makinave, në përputhje me vendimin e fundit të qeverisë së Republikës së Kosovës. Deri tani rreth 3 mijë qytetarë kanë regjistruar automjetet e tyre, duke përfituar nga lehtësimet financiare që ofron ky proces”, thotë Nora Fetoshi, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas përfundimit të afatit, çdo targë “KM” do të jetë e paligjshme. Në rrugë do të lejohen vetëm makinat me targat e Republikës së Kosovës apo “RKS”.

“Pas datës 1 dhjetor, pra pas afatit, policia e Kosovës nuk do të bllokojë veriun. Policia e Kosovës do t’i konsiderojë këto si vetura të paregjistruara. Pra, ato nuk duhet të jenë në qarkullim. Oficerët e policisë do t’i ndalojnë këto makina, do t’u marrin targat, do të japin dënime për mosregjistrim të makinës, por pronari i makinës do të lejohet të largohet me makinë nga rruga. Nëse e shohim prap të njëjtën makinë në rrugë, me siguri do ta marrim”, thotë për agjencinë e lajmeve Associated Press Veton Elshani, zëdhënës i Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Çështja e targave të makinave ishte një nga arsyet e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe vitin e kaluar.

Ata kundërshtuan vendimin e qeverisë së Kosovës për të ndaluar përdorimin e targave të lëshuara nga Serbia.

Ligjvenësit, prokurorët dhe oficerët serbë të policisë së Kosovës gjithashtu braktisën postet e tyre nga organet lokale.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në veçanti pas sulmit të 24 shtatorit të një grupi serbësh të armatosur, ku si pasojë mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre prej autorëve të sulmit.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin. Përgjegjësinë për të e mori Milan Radoiçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë. Beogradi mohon të ketë ndonjë lidhje me sulmin./ VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate