12/17/2025 11:15:32 AM

Sulmi terrorist në Banjskë, Stoltenberg ia bën një gjë të qartë Vuçiqit

Duhet të lexoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur në Beograd mbi rastin e sulmit në Banjska në Zveçan më 24 shtator, duke kërkuar edhe një herë që përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Ai pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se pas zhvillimeve në veri, Aleanca Veri-Atlantike ka dërguar në Kosovë rreth një mijë trupa të reja. Stoltenberg serish përsëriti se Policia e Kosovës është reaguesi i parë, ajo e EULEX-it i dyti dhe KFOR-i si autoritet i tretë.

Çdo shkelje e sundimit të ligjit, dhe vrasja e civilëve është absolutisht e papranueshme. Si gjithmonë, përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës, pavarësisht se kush është autori, apo kush është përgjegjës, sepse kjo ka të bëjë me respektimin e disa parimeve thelbësore për sundimin e ligjit. Pastaj, unë mendoj se është e rëndësishme të kuptohet, siç ka aluduar edhe presidenti Vuçiq për rolin që ka NATO-ja; reaguesi i parë, kur është fjala për sundimin e ligjit, janë autoritetet e Kosovës, Policia e Kosovës, pastaj reaguesi i dytë është EULEX-i. Pra, atëherë prania ushtarake e NATO-s nuk është një prani e zbatimit të ligjit, prania jonë është për të siguruar stabilitet dhe për të siguruar që të përmbushim mandatin tonë të OKB-së në mënyrë të paanshme. Pra, NATO nuk është autoritet ligjzbatues në Kosovë. Ne jemi atje me prezencë ushtarake dhe në fakt kemi rritur ushtrinë tonë me rreth një mijë trupa, për shkak të tensioneve dhe dhunës në rritje. Por le të sigurojmë, sa herë që shohim shkelje të ligjit, ose shohim njerëz të pafajshëm derisa vriten, sigurisht që mesazhi është i njëjtë, përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, ka thënë Stoltenberg.

Ndryshe, Stoltenberg dje qëndroi për vizitë në Kosovë. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ai deklaroi se sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, është i papranueshëm dhe po ashtu arsyeja pse KFOR-i ka rritur praninë në Kosovë. Ai ka nënvizuar nevojën që përgjegjësit për këtë sulm dhe po ashtu sulmin ndaj 93 ushtarëve të KFOR-it në maj të mbajnë përgjegjësi.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se nëse Serbia nuk ndëshkohet për sulmin terrorist në Banjskë do të inkurajohet për sulme të tjera. Ajo nënvizoi se ka shqetësime nga institucionet e sigurisë së Kosovës, se Serbia përmes strukturave ilegale dhe paramilitare po vazhdon të bëjë organizime të reja që mund të përsërisin sulme të tilla.

Sulmi në Banjska u përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite dhe ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë. Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb. Zyrtarët kosovarë i quajtën ata terroristë dhe thanë se u organizuan nga Serbia.

Në ditën e sulmit, autoritetet e Kosovës arrestuan disa sulmues, por shumica prej mbi 80 sish ikën nga vendi i ngjarjes. Gjatë një muaji hetime e bastisje, ato konfiskuan sasi të mëdha armatimi.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, tha se me sulmin në Banjskë, Serbia tentoi ta aneksonte pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Sipas tij, sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe, brenda Serbisë.

Teksa tha se Kosova do të kërkojë ekstradimin nga Serbia të të gjithë të përfshirëve të dyshuar në sulm, Sveçla përmendi edhe përfshirjen e mundshme ruse.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq – politikan dhe biznesmen nga Kosova, por mohoi se ka marrë ndonjë ndihmë nga Beogradi


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate