12/17/2025 7:20:09 PM

Calmy-Rey: Rugova më ka bërë më së shumti përshtypje – Lajçaku e Borrelli po e mbrojnë Serbinë

Duhet të lexoni

Ish-presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, ka thënë se vendi i saj ka qenë i pari që ka avokuar për pavarësinë e Kosovës qysh në vitin 2005.

Në një intervistë për “swissinfo”, Calmy-Ray ka thënë se ka punuar me shumë politikanë të Kosovës, por se ai që i ka bërë më së shumti përshtypje ka qenë ish-presidenti Ibrahim Rugova, raporton Klankosova.tv.

E pyetur në lidhje me raportet e saj me ish-kryeministrin, Hashim Thaçi, ajo tha se ky i fundit e ka ditur gjermanishten mirë dhe kishte njohuri të mëdha për Zvicrën.

“Nuk ia lejoj vetes të bëj gjykime për kundërshtarët e mi politikë. Ai ishte kryeministër i Kosovës dhe kishte njohuri të mëdha për Zvicrën, gjermanishtja e tij zvicerane është gjithashtu shumë e mirë. Figura politike që më bëri më shumë përshtypje në Kosovë ishte presidenti pacifist Ibrahim Rugova, babai i pavarësisë. Nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara, më pëlqente të punoja me bashkëbiseduesit në anën e Kosovës në vitet nëntëdhjetë. Funksionoi mirë”, deklaron ish-ministrja e Jashtme, Micheline Calmy-Rey.

Ndër të tjera, ajo flet edhe për procesin negociues mes Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel.

Sipas saj, ndërmjetësi Lajçak dhe shefi i tij, Borrell, vijnë nga vende që nuk e njohin Kosovën dhe se të njëjtit “po e mbrojnë Serbinë”.

BE-ja po merr përsipër ndërmjetësimin mes Serbisë dhe Kosovës, por personat përgjegjës, si Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

“Ndërmjetësuesit e BE-së po zhvillojnë një politikë që, pjesërisht, mbron ose ruan Serbinë. Albin Kurtit po i kërkohet që t’u jepet më shumë autonomi komunave serbe. Megjithatë, kushti për këtë do të duhej të ishte njohja e Kosovës nga Serbia. Por presidenti serb thotë se nuk do ta bëjë kurrë këtë. Ky është problemi me Kosovën”, u shpreh mes tjerash ish-presidentja zvicerane, transmeton Klankosova.tv.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate