12/18/2025 5:45:32 PM

Joseph, Zelenskyt: Është në dorën tuaj ta ndaloni agjendën ruse duke e njohur Kosovën

Duhet të lexoni

Ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, e ka komentuar deklarimin e presidentit ukrainas se Rusia po tenton të nisë një luftë në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Përmes një postimi në X, profesori amerikan i thotë Zelenskyt se e ka fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan “duke e njohur Kosovën”.

Zotëri President, ju e keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do të humbisni armatimin nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit”, potencoi Edwards.

Më pas, në një analizë të tijën të gjatë, Edwards elaboron se njohja e Kosovës nga ana e Ukrainës do të mund të sillte edhe njohje tjera për vendin, por edhe do t’ia hapte rrugën për anëtarësim në NATO.

Në të vërtetë, është Kievi që është në pozicionin më të mirë për të afirmuar rendin perëndimor duke njohur Kosovën. Njohja e Ukrainës mund të zhbllokojë rrugën e Prishtinës drejt NATO-s, të çojë përpara përpjekjen intensive diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës dhe t’i shkaktojë një goditje të rëndë presidentit rus Vladimir Putin”.

“Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur një solidaritet të paprecedentë transatlantik, Evropa mbetet thellësisht e ndarë për Kosovën dhe ndërhyrjen perëndimore që çoi në pavarësinë e Prishtinës pesëmbëdhjetë vjet më parë. Katër vende të NATO-BE – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – dhe një vend i vetëm në BE, Qipro, refuzojnë të njohin Kosovën, duke bllokuar rrugën e Prishtinës drejt NATO-s dhe BE-së. Në të njëjtën kohë, duke afirmuar pretendimin për sovranitet të Serbisë mbi Kosovën, këto shtete që nuk e njohin po ashtu pohojnë narrativat serbe dhe ruse të viktimizimit në duart e Perëndimit”, deklaron mes tjerash profesori Edwards.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate