Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, transmeton FrontOnline.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon që po vinte nga drejtimi i kundërt, me ç’rast shoferi i kombit ka vdekur në vend të ngjarjes.
Fotot e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë. Vetura e Bonazhiqit është rrokullisur në krah, ndërsa kombi të cilin e ka goditur ka dalë jashtë rrugës.
