Sot personi me inicialet A.M., 30-vjeçar është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se nuk i ka kthyer një klienti dy kamionë të cilët i kishte dërguar para një viti për riparim në qytetin e Pejës.
Për rastin në fjalë, një person ishte ankuar në Polici para katër ditësh., shkruan Gazeta Metropol Magazine
“Më datë 20. 12. 2021 rreth orës 15:00 viktima e rastit kishte raportuar në
Stacionin Policor në Pejë, se para një viti kishte dërguar dy kamion për riparim tek i dyshuari: A. M. i lindur 05.12.1991″, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia bënë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Metropol Magazine