2/3/2026 5:19:52 PM

‘Armë bërthamore në Bjellorusi’: Putin kërcënon Perëndimin me reagim ‘adekuat ushtarak’ ndaj ‘provokimeve’

Duhet të lexoni

Kremlini ka rritur tensionin përsëri sot me qëndrimin se nëse ndodhin ‘veprime armiqësore’ do të ketë reagim adekuat siç e quajti zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zaharova, transmeton Gazeta Metro.


Sipas mediave ruse që po bartin pozimin e zyrtarëve rus me qëndrimin konfrontues kanë raportuar se në rast të skenarëve të tillë reagimi do të jetë ushtarak. Zaharova u paraqit para gazetarëve për të shpjeguar arsyet e këtyre ngjarjeve e qëndrimeve.

“Duhet ta kuptoni përse është hapur kjo temë. Arsyeja është veprimtaria e vazhdueshme armiqësore nga ana e anëtarëve të NATO’s, ndaj të cilave qeveria ruse është përgjigjur që nëse të tilla lëvizje armiqësore dhe agresive vazhdojnë, përgjigja ndaj tyre do të jetë adekuate. Këtu përfshihet edhe reagimi ushtarak dhe teknik” tha Zaharova duke u përgjigjur në pyetjen e shtruar rreth dislokimit të armatimit bërthamor në territorin e Bjellorusisë.

Narracioni i paraqitur nga zyrtarët rus është se janë pala e dëmtuar dhe kërcënuar nga perëndimi. Megjithatë janë zënë disa herë duke tentuar vrasje, kryer vrasje, sabotuar rrjete kibernetike shtetërore e private. Në Republikën Çeke ishte hedhur në ajër një depo e NATO’s, pas hetimit të gjatë u zbulua se ishin agjentët e inteligjencës ushtarake ruse GRU që e kishin kryer.

Rusia ka invaduar dhe aneksuar Krimenë, ka nxitur dhe mbështetur rebelim në Donbas të Ukrainës që vazhdon ende si konflikt. Këto taktika ishin testuar më parë në Gjeorgji kur me pretekstin e çlirimit të minoriteteve ishin aneksuar dy krahunat Abkhazia dhe Osetia. Ende çështje e hapur.

Këtë vit Rusia është duke grumbulluar forca pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka frikë se ajo është duke planifikuar një sulm të shpejtë në këtë vend.

Duke folur në konferencën vjetore për gazetarë, Putin iu përgjigj pyetjes së gazetarit të televizionit Sky News për qëllimet e Rusisë:

“Duhet të na jepni garanci. Ju! Dhe, me asnjë vonesë! Tani!”.

Garancitë e sigurisë që kërkon Putin, do të bllokonin zgjerimin e NATO-s dhe do të kufizonin në mënyrë drastike aktivitetin e aleancës në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Europën Lindore./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate