2/3/2026 11:21:02 AM

Gashi: Kur e ka pa kryeministri këtë video, ka thënë “s’jam n’opozitë se e kisha sosë qet qeveri”

Duhet të lexoni

Sipas Shkelzen Gashit, po të ishte Kurti opozitë e qeverisë që ai e drejton, do të kishte shumë hapësirë për të kundërshtuar qeverisjen që po e bën vetë.

Shkelzen Gashi, që ka qenë këshilltari i Kurtit gjatë qeverisjes së tij të parë, e ka komentuar një video, të cilën e ka publikuar kryeministri për 9 mujorin e Qeverisë “Kurti II”, transmeton Gazeta Express.

Gashi hamendëson se kur e ka parë kryeministri Kurti videon e “arritjeve” të tij, me siguri se ka menduar se si do të kishte fort hapësirë për ta kritikuar, po të ishte opozitë.

“sa e pashë këtë ‘9 muaj qeveri në një video të përmbledhur”, thashë vetmevete, garant kur e ka pa kryeministri këtë video, ka thanë “s’jom n’opozitë se e kisha sosë qet qeveri’”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kryeministri Kurti, që njihet për opozitarizëm të fortë me lloj-lloj mjetësh, po shënon 9 muaj në pushtet, me qeverisjen e tij të dytë, pasi të parën, në vitin 2020, ia rrëzoi partnerja e tij, LDK-ja.

Për t’i shënuar këta muaj, kryeministri ka mbledhur disa prej arritjeve që ai i konsideron se janë bërë në këtë cikël kohor.

Në mes të krizës energjetike, që ka nisur zinxhirin e krizave të tjera, Kurti ka përmendur si arritje të Qeverisë së tij sigurimin e vaksinave anti-Covid, mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë të porsalindur. Përmenden edhe aksionet e Policisë të kryera nën dyshimet për krim dhe kontrabandë, si dhe reciprociteti me ‘stickers’, me Serbinë dhe disa të tjera.

Nuk përmendet ndonjë dështim e as ato për të cilat kritikohet kjo qeverisje, si gjendja me energjinë elektrike apo shtrenjtimi i çmimeve të produkteve bazike. /Express/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate