Gazeta Sinjali mbrëmë publoi pamje ekskluzive të rrahjes masive që ndodhi në lokalin “Barcoden”, në Pejë, gjatë të cilës janë përdorur edhe thika. Nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar 3 persona.
Sinjali mëson se njëri nga të lënduari është dërguar në QKUK për trajtim, për shkak të lëndimeve më të rënda.
Në pamjet e publikuara nga Sinjali shihen disa persona që fillojnë përleshjen mes vete dhe më pas të njëjtit tërhiqen zvarrë nga sigurimi i lokalit.
Në këto pamje shihet edhe njëri nga personat e lënduar, krahu i të cilit ishte krejtësisht i gjakosur.