Sot rreth orës 11 e 20 min Policia e Kosovës ka ndalur veturën pas që dyshohes se ishte futur në Kosovë përmes rrugëve ilegale nga Maqedonia e Veriut, raporton Metropol magazine.
Sipas Policisë së Kosovës I dyshuari S.S, kishte tentuar ti shmanget ndalimit policor dhe tentimit të futet në qytetin e Vitisë. autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër.

Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth 1000 kilogram, ku të njëjtit është konfiskuar dhe njëhkosisht është dorëzuar në Doganën e Kosovës.
Rasti është ende duke u hetuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare. Metropol Magazine
