1/27/2026 4:20:19 PM

Topi zbulon çfarë i kërkoi Tadiç për Kosovën: Ajo që nuk ndodhi atëherë po ndodh tani

Duhet të lexoni

Ish- presidenti Bamir Topi duke komentuar procesin e “Ballkanit të Hapur”, ku sot u mbajt samiti i radhës në Tiranë, kujton planet e hershme të Serbisë.

I ftuar në Abc, Topi tha se gjatë periudhës kur mbante detyrën e kryetarit të shtetit ka marrë propozime nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Boris Tadiç. Ish-presidenti zbuloi se Tadiç i kishte kërkuar më shumë se njëherë që të thellonin bashkëpunimin dhe në axhendë të përfshihej edhe Kosova.

Topi theksoi se atëherë kanë qenë në unison, si presidenti, ashtu edhe kryeministri dhe kryetarja e parlamentit se Kosova ka strukturat e veta dhe komunikimi nuk mund të bëhet përnes Shqipërisë. Sipas ish-presidentit ajo që u ndalua të ndodhet atëherë, po ndodh tani.

“Gjatë periudhës kur kam qenë në Presidencë ka pasur takime intensive midis lidershipit politik në Ballkan. Kemi biseduar, në atë kohë në Serbi ishte Boris Tadiç. Më shumë se njëherë më ka kërkuar që ne të thellonim bashkëpunimin, ku në axhendë të trajtohej edhe Kosova. Dhe politika shqiptare ka qenë e formatuar gati në unison duke dhënë një përgjigje, si unë, si kryeministri edhe kryetarja e parlamentit. Në momentin kur Kosova ka strukturat veta atëherë i gjithë ky komunikim, nuk ka pse të mbahet për Kosovën nga Shqipëria. Dhe ajo që nuk ndodhi atëherë po ndodh tani.

Unë nuk besoj se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës realizohet në konferenca për shtyp. Janë marrëdhënie organike.  Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës faktori shqiptar në rajon konsiderohej mjaft solid. Nuk ishte forcimi i arsenalit luftarak, por atij politik. Ishte forcimi i një komunikimi në sinkron. Të vendosësh në këtë lloj raporti ato ekonomike duke injoruara ato politike mendoj se është bërë një dëm jo pak i vogël për Kosovën”,-deklaroi Topi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate