Alban Zogaj përmes postimit të tij në Facebook-un personal deklaron se kemi filluar me shtrimin e zhavorrit në rrugën "Muharrem Fejza" në Prishtinë, raporton Metropol Magazine.
Ai njëkohësisht ka theksuar se jemi duke punuar me intesitet të plotë meqenëse tash veç jemi duke hyrë në sezonin e dimirit dhe punimet me shumë gjasë nuk munden të vazhdohet dhe mbi këtë bazë jemi duke punuar pa u ndalur.
Zogaj tha se e gjitha kjo është për qëllimn lehtësimit që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë. METROPOL MAGAZINE
POSTIMI I PLOTË
Rruga "Muharrem Fejza"
Jemi duke u marrë seriozisht me çështjen e rrugës “Muharrem Fejza”! Meqenëse punimet nuk mund të vazhdojnë gjatë muajve të dimrit, kemi vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar banorëve qarkullimin.
Kemi filluar shtrimin me zhavorr të rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë.