12/22/2025 8:46:21 AM

Gjykata e demantoi shumë keq Ministrinë e Tregtisë për dokumentet e Klan Kosovës

Duhet të lexoni

Ministria e Tregtisë Industrisë dhe Ndërmarrësisë, ditën kur vendosi që të mos e pranoj ankesën e Klan Kosovës, për ndryshimin e dokumentacionit, ndër të tjera u munuda ta arsyetoj këtë vendim duke gënjyer. Kështu sipas Gjykatës Komerciale.


MINT, pati prezantuar disa dokumenta, e shkrime në faqen e tyre në Facebook, duke pretenduar se Klan Kosova nuk e kishte ndryshuar dokumentacionin e nevojshëm.

Por, sipas vendimit del se ndryshimi ishte kryer në afatin e paraparë ligjor.

Derisa Ministria me të cilën udhëheq Rozeta Hajdari pretendonte se ky ndryshim nuk u krye, ju ftojmë të lexoni këtë pjesë të vendimit të Gjykatës:

Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova. Sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10114386 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023 për shoqërinë KGO Media Investments Holding Sh.p.k., konstatoi se e njëjta është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 31.05.2021 me numër unik identifikues 811575804 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments LLCSP, me seli në Karposh Partinzanski Odredi Blvd, nr. 143, Shkup, Maqedoni e Veriut dhe me person të autorizuar K.G. me adresë rr. “…” nr…, Gjakovë, Kosova. Sipas Dokumentit nr. 0805-50/150120230016866 i datës 20.06.2023, gjykata konstatoi se shoqëria KGO Media Investments LLCSP, është shoqëri tregtare e regjistruar në Maqedoninë e Veriut me datë 24.03.2016, me seli në “Partizanski Odredi Blvd” nr. 143, Shkup – Karposh, në pronësi të K.G., me adresë në rr. …, nr…., Gjakovë, Kosovë.”

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate