5/13/2025 2:46:00 AM

Kategoritë e luftës me nga dy pensione, ministria kompenson për vendimet e mëhershme

Duhet të lexoni

Janë disa raste të fituara nga pensionistë të kategorive të ndryshme të dala nga lufta, të cilët krahas pensionit që iu takon, janë kompensuar edhe për pensionin e mohuar të pleqërisë.


Përderisa nga shoqatat e dala nga lufta iu bëjnë thirrje të gjithë pensionistëve që t’i drejtohen Gjykatave dhe të fitojnë të drejtën për dy pensione, zyra Kombëtare e Audimit, kjo çështje vlerësohet si një prej problematikave të Ministris së Financave.

Kategoritë e dala nga lufta ndër vite janë detyruar që të zgjedhin ndërmjet pensionit bazik të pleqërisë dhe pensioni që i takon kategorive të luftës.

Në mënyrë që të gëzojnë dy pensionet shumë prej tyre kanë filluar t’i drejtohen gjykatës.

Mbi 14 mijë euro është shuma që Departamenti për Çështja Administrativë në Gjykatën e Apelit ka rekomanduar që t’i kompensohen një invalidi civil të luftës.

Ky dokument që përmbanë identitetin e këtij personi, tregon se ankesa e tij është aprovuar nga Departamenti për Pensione në Ministrinë e Punës në kuadër të asaj të Financave.

Përpos 14 mijë eurove në llogarinë bankare, ky person do të marrë mbi një mijë euro të tjera të cilat llogaritet se i janë mohuar nga pensioni i pleqërisë.

Megjithatë ky dokument tregon se ankesa është aprovuar duke u thirrur në Aktgjykimin e apelit i cili thirret në Ligjin për kategoritë e dala nga lufta.

Kjo është një ankesë tjetër e një gruaje të një dëshmori e cila është kompensuar me 2970 euro, pension i moshës, që i ishte mohuar më herët. Edhe kjo grua betejën ligjore e ka fituar në Apel, veprim të cilin kërkohet të ndiqet nga të gjithë ata që marrin pension të luftës.

“T’i drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamentit Administrativ Civil, të bëjnë ankesë sepse ato pensione iu takojnë atyre me ligj…Dy pensione ka të drejt t’i gëzojë invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pensionin bazik edhe pensionin e luftës”, është shprehur Fadil Shurdhaj nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Edhe nga Shoqata e Pensionistëve bëjnë thirrje që të mos i mohohet askujt e drejta për dy pensione.

“Askund në botë nuk ndodh që me ju thanë ivnaldëve të luftës, që keni me zgjedhë me marr pensionin e invalidit të luftës, apo pensionin e punës, dhe këta po e bëjnë. Këta i kanë privuar disa mijëra invalid të luftës duke i detyruar ta zjedhin njërin nga pensionet”, ka thënë Nijazi Gashi nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës.

Pagesa për pensione të dyfishta përmendet edhe në raportimin e auditimit të pasqyrave financiare vjetorë të Ministrisë së Financave.

Aty thuhet se përgjatë vitit 2022 Ministria kishte kryer pagesa në vlerë afër 1.4 milioen euro për përfitues të cilët gëzojnë më shumë se një pension.

Zyra Kombëtare e Auditimit kërkonë që të ketë intepretim dhe vlerësim nga Ministria, pasi që pagesa njëjtë pa një interpretim të bazës ligjore nga organet përgjegjëse mund të dëmtojë buxhetin./Dukagjini

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate