1/24/2026 2:14:19 AM

Avokati i Popullit: Vendimi i ZRrE-së për pagesën e rrymës në veri është diskriminues

Duhet të lexoni

Avokati i Popullit e vlerëson si shqetësuese shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe sipas tij raste të tilla përbëjnë 12 për qind të numrit të ankesave që janë dorëzuar në këtë institucion gjatë këtij viti.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj thotë se qytetarët në Kosovë vazhdojnë të përballen zvarritje të procedurave gjyqësore. Ky institucion bënë të ditur se gjatë këtij viti ka pranuar 1 mijë e 536 ankesa, raste këto në të cilat janë të përfshirë 2 mijë e 387 persona të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat e tyre.

Në një konferencë për media, avokati i Popullit thotë se vazhdojnë ta konsiderojnë diskriminues vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për pagesën e rrymës në veri.

“Vendimi i gjykatës në shkallë të parë është aprovuar padia dhe padyshim ne e kemi pritur një vendim të tillë nuk kemi pritur një vendim tjetër sepse vazhdojmë me konsiderua çdo trajtim të pabarabartë të qytetarëve në këtë rast si diskriminues dhe si të kundërligjshëm dhe kundërkushtetues”, thotë Qelaj.

Ndërsa lidhur me krizën energjetike në vend dhe vendimi ne qeverisë për mbështetje të KEK-ut, Qelaj thotë se ende nuk kanë ndonjë qëndrim veçse thekson se nëse konstatojnë që ka shkelje të të drejtave të njeriut do të reagojnë.

“Sa i përket vendimit të qeverisë për subvencionim e KEK-ut që po ndodh ditëve të fundit, ne nuk kemi dalë me një qëndrim, padyshim që jemi duke e përcjellur me kujdes situatën dhe krejt veprimet që i ndërmerr qeveria dhe nëse konstatojmë që këto veprime paraqesin shkelje të të drejtave të njeriut padyshim që kemi me reagu mirëpo gjithmonë konsideroj që këto raste forma më efikase e reagimit është gjykata sepse edhe ju e patë shkallën e zbatimit të rekomandimeve të avokatit të popullit, pavarësisht faktit që vërehet një rritje e zbatimit të rekomandimeve megjithatë shkalla e zbatimit mbetët e ulët”, thotë Qelaj.

Kurse, nga ankesat e paraqitura nga qytetarët, 665 raste janë hapur për hetim dhe në këtë numër përshihen edhe 44 raste të hapura sipas detyrës zyrtare dhe 12 raste të cilat janë hapur pas raportimit të mediave.

“Edhe më tej vazhdojnë që qytetarët tanë me u përballë me shumë sfida që lidhen kryesisht me zvarritje të procedurave gjyqësore ku zënë 26% të vendit të tyre në statistikave tona. Pastaj cenimin e së drejtës për një mjet efikas juridik pra funksionimin e mirëfilltë të zbatimit të ligjit dhe barazisë për qytetarët në trajtim me ligjin që zënë 20% të ankesave dhe gjithashtu mbetet shumë shqetësuese mbrojtja e të drejtave në punë të cilat padyshim kanë 12% të numrit të ankesave të cilat veç u prezantuan sot para jush”, thotë Avokati i Popullit në një konferencë për media.

Sipas Avokatit të Popullit ky institucion ka mbyllur 753 raste gjatë këtij viti dhe 29 prej tyre janë mbyllur për shkak të mos interesimit të ankuesit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate