5/16/2025 5:42:18 AM

“Dështim në menaxhim”, opozita e ashpër ndaj Qeverisë për ndërrimin e bordit të Sigurimeve Shëndetësore brenda vitit

Duhet të lexoni

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për të shkarkuar Bordin drejtues të fondit të sigurimeve shëndetësore dhe për ta emëruar përbërjen e re. Bordi i kaluar ishte emëruar në korrik të vitit 2022, dhe i njëjti u shkarkua një vit pas. Me këtë rast Qeveria Kurti ka emëruar dy herë brenda vitit Bordin drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Në këtë mbledhje, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se zëvendësimi i Bordit është në përputhje me ligjin.

Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore do të ketë shtatë anëtarë.

Ministri Arben Vitia si edhe Hekuran Nikçi (Ministria e Financave), Besnik Fetahu (Ministria e Financave), Kastriot Meça (Oda e Profesionistëve Shëndetësorë), Ardian Shefkiu (SHSKUK), Izet Sadiku (Asociacioni i Komunave të Kosovës) dhe Afrim Maliqi (Shoqata e Pacientëve).

Ndërsa bordi i kaluar ishte në përbërje nga Dafina Gexha-Bunjaku, Ahmet Ismaili, Klit Shala, Kastriot Meqa, Agreta Gecaj-Gashi dhe Muhamedali Kodra.

Pas kësaj menjëherë kishte reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se brenda një vitit Qeveria Kurti ka emëruar dy herë Bordin e Fondit të sigurimeve shëndetësore.

Haxhiu përmes një postimi në Facbook ka thënë se fillimisht njëherë bordi ishte emëruar në korrik 2022, ndërsa përsëri tani është emëruar një bord tjetër.

“Brenda një viti Qeveria Kurti emëron dy herë Bordin e Fondit të sigurimeve shëndetësore. Në korrik 2022 kishte emëruar në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Sot Qeveria e paska emëruar Bordin e ri te Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.” – ka shkruar Haxhiu.

Sipas deputetit të PDK-së këto borde janë emëruar me procese tërësisht jotransparente, me shkelje procedurale dhe ligjore.

Proces tërësisht jotransparent, me shkelje procedurale dhe ligjore. Çka është bërë me anëtarët e emëruar një vit me parë, a janë shkarkuar? Cila është arsyeja e ndryshimit të këtij Bordi brenda një viti? Për 2 vite e gjysme në Qeveri, brenda një viti dy herë u ndërrua Bordi i Sigurimeve Shëndetësore, ndërsa nuk ka asnjë veprim për ta implementuar ligjin për sigurime shëndetësore.” – ka përfunduar ai.

Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se në vitin e parë pushteti la këtë bord jofunksional, ndërsa në vitin e dytë emëruar një zonjë që kishte plot skandale.

Zemaj në një prononcim për Gazetën Nacionale ka thënë se as këtë vit nuk është e treta e vërteta, ngase ministri Vitia është emëruar në krye të këtij bordi.

“Në vitin e parë këta e lanë Bordin e Fondit për Sigurime Shëndetësore krejt jofunksional. Në vitin e dytë e emëruan në krye të këtij bordi një zonjë, e cila kishte plot skandale. E tani nuk është e treta e vërteta, është e treta e pavërteta, sepse në vitin e tretë qeverisës të tyre në krye të këtij bordi u emërua ministria Vitia.” – ka thënë Zemaj.

Ai tutje është shprehur se e treta e vërteta është kur kryeministri Albin Kurti vendoset në krye të këtij bordit, pasi kur Vitia dështon Kurti e zëvendëson dhe rezultati nuk ndryshon.

“Ndërsa, e treta e vërteta është kur kryeministri Kurti do të emërohet udhëheqës i Bordit të Fondit për Sigurime Shëndetësore, ngase kur Vitia dështon Kurti e zëvendëson, kurse rezultati nuk ndryshon, sepse edhe Kurti dështon.” – është shprehur Zemaj.

Ndërsa për Pal Lekajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Qeveria Kurti ka zhvilluar eksperimente edhe në sektorin e shëndetësisë.

Lekaj për Nacionalen ka thënë se ndërrimi i ministrave të Shëndetësisë gjatë kësaj qeverie, si edhe ndërrimi i drejtorëve të SHSKUK-së dhe bordeve ka sjellë pasiguri për qytetarin.

“Kjo Qeveri, mes të tjerash ka zhvilluar eksperimente edhe në sektorin e shëndetësisë. Për 3 vite ky Pushtet ka ndërruar katër ministra të Shëndetësisë dhe tre drejtor të SHSKUK-së, e duke mos harruar ndrrimin e bordeve brenda SHSKUK-së. Me një fjalë këto lëvizje janë pasiguri për qytetarin e qetë dhe qytetarin e stresuar i cili ka nevojë emergjente për trajtim e shërim.” – ka thënë Lekaj

Ndërsa për ndërrimin e bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore, Lekaj ka thënë se paraqet problem për të tashmen dhe të ardhmen e shëndetësisë kosovare.

“Së fundi, ndërrimi i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetsore dhe i cili bord ishte emëruar nga vetë kjo Qeveri vitin e kaluar, për mua si Deputet dhe si Doktor i Mjekësisë paraqet problem për të tashmen dhe të ardhmen e shëndetësisë kosovare.” – ka thënë tutje ai.

Deputeti i AAK-së ndër të tjera ka thënë se Qeveria ka mjaftë punë që duhet të merret për sektorin e shëndetësisë, mirëpo fatkeqësisht ata po merren ende me ngarkime dhe shkarkime, duke e quajtur dështim në menaxhim.

Lekaj tutje ka thënë se Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka nevojë për përkrahje buxhetore nga Qeveria.

“Kjo Qeveri në vend që të merret me Sigurimet Shëndetësore, të merret me kushtet në QKUK dhe të gjitha spitalet rajonale, të merret me sigurimin e listës esenciale të barnave, të merret me eleminimim e radhëve të gjatat të pritjes të cilat shkojnë deri në 1 vit e gjysmë për një rentgen apo ct, e të merret me kushtet e punës dhe nevojat e personelit shëndetësorë, fatkeqësisht po merren ende me ngarkim shkarkime. E këtë e quajmë dështim në menaxhim. Fondi i Sigurimeve shëndetësore ka nevojë për përkrahje buxhetore nga Qeveria dhe politika të mirëfillta ku do të siguroheshin fonde nga vendet e tjera, e jo politika e interesa afatshkurtë të partisë në pushtet, të cilët po mundohen që përmes njerëzve të tyre të fusin në kontroll çdo gjë. E kjo është keqë dhe nuk i duhet Kosovës e as qytetarëve.” – ka thënë Lekaj për gazetën.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate