Lulzim Basha është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike, me 16196 vota, përballë Gjegji Hanit me 1567 vota.
Nga 25 mijë anëtarë, kanë qenë gjithsej 18052 votues, ku vetëm 199 fletë kanë qenë të pavlefshme.
Një rezultat jo dhe aq i papritur, që i ka sjellë një tjetër mandat në krye të PD-së, Bashës.
Ka qenë Jemin Gjana, i cili ka bërë të ditur rezultatet, pasi janë mbledhur të gjitha procesverbalet nga degët e PD-së në Shqipëri.
Gjana: Komisioni administroi procesverbalet e dërguara, pasi skanuam të gjitha të dhënat dhe i hodhëm në pasqyrën përmbledhëse, Komisioni hartoi procesverbalin e rezultatit përfundimtar. Bazuar në këto të dhëna, nga 71 degë, rezulton se, kanë pjesë 18052 anëtarë të PD-së, rreth 71%. Nga 18052, janë gjetur po aq fletë votimi, ku 199 të pavlefshme, 17853 të vlefshme. Nga të cilat Basha ka marrë 16196 vota dhe Hani 1567 vota.