12/23/2025 8:25:45 PM

Analistët serbë: Nga shtatori presion i madh për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Duhet të lexoni

Në Serbi, njohësit e rrethanave politike janë të bindur se Beogradi zyrtar e ka marrë mesazhin e qartë nga Perëndimi se nuk guxon të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, përndryshe do të ketë pasoja. Ata deklarojnë se koha për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës nuk është e pakufizuar.

A është hapur rruga për pjesëmarrjen e serbëve ne zgjedhjet në veri të Kosovës? I dërguari amerikan Gabriel Escobar tha se nga Serbia kanë marrë një zotim se do të largohen pjesëmarrësit e protestave dhe se serbët do të marrin pjesë në zgjedhje, përndryshe do të ketë pasoja.

Njohësit e zhvillimeve vlerësojnë se perëndimi është i vendosur, mirëpo nuk dihet cilat janë lëvizjet e ardhshme të autoriteteve serbe.

Pas krizës së shkaktuar nga pala serbe me daljen nga institucionet, filloi një valë përshkallëzimi. Dhe tani nuk dihet kush mund t’i besojë më kujt nëse ka përmbushur diçka. Është e qartë se krijuesit e të gjitha krizave tona janë para së gjithash nga pala serbe politikanët në pushtet, përkatësisht presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë, qe po i mbajnë peng serbet të Kosovës”, tha Zoran Vuletiç nga Forumi Demokratik Qytetar.

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq në një intervistë televizive tha se Serbia ka përmbushur dy nga tre obligimet, pa dhënë detaje. Sipas tij, obligimi i tret, tërheqja e qytetareve, do të plotësohet kur të tërhiqet policia e Kosovës. Ekspertët thonë se koha për zgjidhjen e problemit në veri të Kosovës nuk është e pakufizuar.

“Në periudhën e ardhshëm do të kemi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pastaj në SHBA. Është në interesin e të gjithëve në nivelin ndërkombëtar të zgjidhet kjo çështje dhe presion do të ketë nga shtatori deri në fund të vitit për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Nëse palët nuk bashkëpunojnë, mund të presim jo vetëm ngecje në marrëdhëniet me Perëndimin, por edhe sanksione të caktuara”, theksoi për RTK, Naim Leo Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane.

E përderisa nuk është e qartë se kur do te mbyllet çështja e veriut, ekspertët thonë se hendeku mes dy palëve është evident, gjë që u dëshmua në bisedimet e fundit në Bruksel kur nuk pati takim të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate