1/22/2026 4:11:03 PM

Rama, Vuçiq e Zaev i drejtohen Gjermanisë: Shpresojmë se do ta pranoni Ballkanin e Hapur

Duhet të lexoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkojnë mbështetjen e Gjermanisë për nismën e tyre të quajtur “Ballkani i Hapur”.

Gazeta gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung botoi një tekst që Rama, Vuçiq e Zaev e kanë përpiluar së bashku për të kërkuar mbështetjen e qeverisë së re në Berlin.

Në tekstin e nënshkruar nga krerët e tri shteteve thuhet se “Shpresojmë që qeveria e re në Gjermani të pranojë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit”.

“Evropa nuk është thjesht një kontinent, por një vizion. Megjithatë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, të cilët janë pjesë integrale e kontinentit dhe këtij vizioni, kanë qenë jashtë për një kohë të gjatë. Dëshira e popullit tonë për t’u pranuar nga anëtarët e BE-së është mohuar vazhdimisht nga politikat e brendshme të vendeve anëtare, duke mos përmbushur premtimet e tyre dhe duke u frikësuar nga e ardhmja”.

“Kjo ka sjellë zhgënjim, paqëndrueshmëri, emigracion dhe mungesë investimesh të mëdha. Si udhëheqës politikë të këtyre vendeve, ne ose mund të ankohemi për këtë – ose të marrim masa kundër tij. Për këtë të fundit kemi vendosur”, thuhet në tekstin e publikuar në FAZ.

Sipas të tre liderëve, “Ballkani i Hapur” ka rezultuar efektiv dhe i dobishëm në tejkalimin e sfidave të pandemisë. Ata shkruajnë se nisma është e hapur edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Iniciativa jonë, të cilën ne e quajmë Ballkani i Hapur , ka rezultuar efektive dhe e dobishme në tejkalimin e kohërave shumë të vështira të pandemisë. Edhe pse nisma e Ballkanit të Hapur deri më tani përfshin vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo është e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ftojmë edhe një herë të gjithë fqinjët tanë të bashkohen dhe t’i ofrojnë popullatës së tyre të mirat që ne i ofrojmë popullit tonë”, apelojnë Rama, Vuçiq dhe Zaev.

Të tre liderët shprehën shpresën se qeveria e re në Gjermani do të pranojë dhe mbështesë nismën e Ballkanit të Hapur si një kontribut për zbatimin e plotë të Procesit të Berlinit. Sipas tyre, këtë nismë tashmë e kanë mbështetur disa krerë shtetesh dhe qeverish.

Nënshkruesit e tekstit e përfundojnë kërkesën për mbështetje me këtë fjali: “Iniciativa jonë për Ballkanin e Hapur është një hap i madh drejt anëtarësimit në BE. BE-ja duhet të mbështetet”./GazetaSinjali/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate