12/18/2025 6:48:11 PM

KFOR-i: Ulja e prezencës policore në veri është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës

Duhet të lexoni

KFOR-i do të koordinohet me Policinë e Kosovës për mundësinë e reduktimit të mëtejmë të pranisë policore në dhe rreth objekteve komunale në veri. Misioni paqeruajtës i NATO-s thotë se reduktimi i i pranisë policore sipas marrëveshjes së fundit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se Policia do t’i marrë vetë vendimet për këtë çështje.

Kosova e ka reduktuar për 25% prezencën e Policisë në dhe rreth objekteve komunale në bazë të një marrëveshje të arritur në fillim të kësaj jave ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas kësaj marrëveshje, Policia e Kosovës do të bëjë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas rastit, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të pranisë policore atje.

KFOR-i iu përgjigj interesimit të Gazetës Express në lidhje me këtë. Në pyetjen se a duhet që Policia t’i marrë vendimet e kësaj natyre në koordinim, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se kjo çështje është “përgjegjësi e institucioneve në Kosovë”.

“Reduktimi i mundshëm prej 25% është përgjegjësi e institucioneve në Kosovë dhe bazohet në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të pajisura dhe të gatshme për ta përballuar çdo situatë”, thuhet më tej në përgjigje.

KFOR-i thotë se po vazhdon ta zbatojë mandatin e saj të marrë nga OKB-ja “në mënyrë të paanshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate