12/17/2025 9:52:34 AM

Prodhimtari e ulët e grurit në Kosovë! Nuk plotëson nevojën për bukë, sërish do të importohet

Duhet të lexoni

Korrja e grurit ka nisur këtë mes korriku në Kosovë, por prodhimi nuk plotëson sasinë e duhur për të prodhuar bukë për vitin e ardhshëm

Pranvera e ftohtë ka ulur pritshmëritë për prodhim të bollshëm të grurit. Për pasojë, rendimenti pritet të jetë 40 për qind më i ulët këtë vit.

Nga ana tjetër, shumë toka kanë mbetur djerrë. Fermerë kanë hequr dorë nga bujqësia, pasi thonë se dalin me humbje dhe jo fitim.

Profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci thotë se këtë vit ka një trend rritës të sipërfaqeve të grurit, por prodhimi nuk do të jetë siç ishte planifikuar. Sipas tij, importi i grurit është në nivele të larta dhe i pajustifikueshëm për shkak të mundësive që ofron klima e Kosovës

Ne duhet të punojmë shumë në terren që ta ulim importin marramendës për prodhimet që koincidojnë me kushte tona euroekologjike. Nuk ka logjikë të thuhet se importi i bujqësisë do të vijë në zero, sepse është e pamundshme një gjë e tillë, orizi nuk përkon me klimën tonë, por të ketë import marramendës të grurit është e pajustifikueshme”.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, shprehet se këtë vit prodhimi pritet të jetë i ulët, ndërsa shton se subvencionet po vonohen.

Ai veçon edhe vonesat e realizimit të subvencioneve nga programi i pagesave direkte.

“Kur ta marrim mesataren, frikësohemi shumë se rendimenti do të ulët për rreth 40 për qind… Kur janë në pyetje investimet te gruri, çmimet e larta të pesticideve, plehra, e materialeve në përgjithësi ndikojnë sepse bujqit nuk kanë mundësi, kanë gjendjen e vështirë ekonomike dhe nuk kanë mundësi të investojnë sa duhet. Rrethanat e tilla të sivjetme nuk mbahen mend për një kohë të gjatë, një kohë e papërshtatshme për grurin. Mirëpo, edhe ata që dinë se çfarë masa duhet të marrin, për shkaqe ekonomike hezitojnë, nuk kanë mundësi të investojnë, të bëjnë mbrojtjen siç duhet, edhe subvencionet po vonohen…”.

Pavarësisht sipërfaqeve më të mëdha të mbjella me grurë, edhe këtë vit, Kosova do të jetë e varur nga importi i tij.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate