12/18/2025 9:58:20 PM

Hasani: Kurti u mashtrua nga këshilltarët e tij për Marrëveshjen e Ohrit

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] e kuptoi që këshilltarët e brendshëm dhe të jashtëm e kanë mashtruar sepse i thanë që nëse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, Kosova mund të zhbëhet si shtet dhe se çnjohjet dhe izolimi do të niste”, ka thënë ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serb) ku ka folur gjerësisht rreth situatës së tensionuar të kohëve të fundit në pjesën veriore të vendit.

Këta këshilltarë të njëjtë që Hasani thotë se “e mashtruan” Kurtin, nisën mëpastaj t’i thonë atij se “nuk është fer që vetëm palës kosovare t’i kërkohet zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, në rend të parë formimi i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”.

Me Marrëveshjen e Ohrit, thotë Hasani, “ai (Kurti) e hoqi çështjen e njohjes së Kosovës nga agjenda e dialogut me Serbinë”.

“Kur e kuptoi të gjithën këtë, ai nisi të menaxhojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke krijuar kriza me qëndrime radikale, më pastaj duke e kontrolluar, dhe mëpastaj duke u zmbrapsur”, ka thënë profesor Hasani

Siç vazhdon të tregojë ai në këtë bisedë me REL, “arsyeja kryrsore se pse Kurti nisi të shkaktojë probleme pas Marrëveshjes së Ohrit, është se ai pa që jo vetëm që u pajtua të legalizojë të gjitha marrëveshjet e kaluara me Serbinë, por edhe shtoi elemente të reja, siç është karakteri i autonomisë serbe në Kosovë”.

“Dhe kjo është autonomi në kuptimin e plotë të fjalës”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate