12/20/2025 11:39:57 AM

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, të paktën 37 të vdekur në Korenë e Jugut

Duhet të lexoni

Ekipet e shpëtimit që punojnë për të arritur makinat e bllokuara në një tunel të përmbytur pranë qytetit të Koresë së Jugut të Cheongiu kanë gjetur nëntë trupa.

Uji u derdh në nënkalim aq shpejt sa pasagjerët dhe shoferët mbetën të bllokuar në makinat e tyre, duke mos mundur të shpëtonin.

Të paktën 37 persona kanë vdekur gjithsej pas përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Më shumë se dhjetë persona janë të zhdukur.

Është e paqartë se sa njerëz janë ende të bllokuar në tunelin 685 metra të gjatë në qytetin e Osong, por 15 automjete mendohet se janë zhytur në ujë.

Disa prej trupave u gjetën nga brenda një autobusi. Nëntë të mbijetuar u shpëtuan të shtunën.

Shumica e viktimave të tjera ishin në rajonin malor të Gyeongsang-ut të Veriut, ku rrëshqitjet e dheut shkatërruan shtëpi të tëra.

Pothuajse 300 mm (11.8 in) shi është raportuar të ketë rënë në të gjithë Korenë e Jugut të shtunën.

Vendi zakonisht sheh 1,000 mm (39,4 in) deri në 1,800 mm (70,9 in) në vit, sipas Shoqatës Koreane Meteorologjike, megjithëse shumica e tyre bien gjatë muajve të verës.

Pamjet ajrore nga zonat e prekura nga përmbytjet tregojnë baltën kafe dhe ujërat e përmbytjeve aq të thella, sa që mund të shihen vetëm majat e çatisë.

Mijëra njerëz janë evakuuar dhe kryeministri Han Duck-soo i ka kërkuar ushtrisë të ndihmojë në përpjekjet e shpëtimit.

Herët të shtunën në mëngjes me orën lokale, rreth 6,400 banorë u evakuuan pasi diga Goesan, gjithashtu në Chungcheong Veriore, filloi të vërshonte, tha agjencia.

Një numër fshatrash të ulëta pranë digës, si dhe shumë nga rrugët që i lidhin ato u zhytën në ujë, duke lënë disa banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate