12/20/2025 7:45:02 PM

Ky vend mund të regjistrojë rekord të ri, priten temperatura deri në 54°C

Duhet të lexoni

Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara pritet të regjistrojnë temperatura rekorde të dielën, ndërsa me mot të nxehtë pritet të përballen edhe javën e ardhshme. Gati një e treta e amerikanëve, rreth 113 milionë njerëz, janë aktualisht të paralajmëruar për rreziqet e motit të nxehtë, që është shtrirë nga Florida dhe Kalifornia e deri në Uashington.

Shërbimi Kombëtar i Motit u ka bërë thirrje njerëzve që të mos e nënvlerësojnë rrezikun që mund t’iu shkaktohet. Të shtunën në Feniks të Arizonës temperatura ka arritur në 48 gradë Celsius. Klinikat mobile kanë raportuar se i kanë trajnuar të pastrehët, pasi ata kanë pësuar djegie të shkallës së tretë.

Ka parashikime që zona e Kalifornias – një prej vendeve më të nxehta në botë – të regjistrojë temperaturë 54 gradë Celsius, shifër që nuk është regjistruar më parë në botë. Përdorimi i kondicionerëve ka shënuar rekord të ri, derisa parqet, muzetë dhe kopshtet zoologjike ose janë mbyllur, ose i kanë shkurtuar oraret e punës.

Shkencëtarët besojnë se temperaturat po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike dhe si pasojë e fenomenit El Nino, i cili aktivizohet çdo tre deri në shtatë vjet dhe ndikon në rritje të temperaturave. Temperatura e Tokës është rritur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, përveç nëse qeveritë në mbarë botën marrin hapa për t’i ndalur emetimet e karbonit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate