Lista Srpska i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për fjalimin e tij të djeshëm në diplomimin e gjeneratës së 58 të Policisë së Kosovës.
Kurti në deklaratën e tij ka thënë se kadetët e rinj të policisë se Policisë së Kosovës është vijimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dhe për këtë deklaratë Lista Srpska ka thënë se Kurti po bën gjithçka kundër kthimit të serbëve në institucionet e Kosovës.
“Kurti i dha konfirmimin më të mirë kërkesës së Listës drejtuar qeverisë serbe që policia speciale, inteligjenca dhe strukturat tjera të Prishtinës në veri të Kosovës të shpallen terroriste. Kurti ka treguar më së miri se sa kujdeset për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve dhe multietnicitetit në Kosovë”.
Sepse sipas tij, kreu ekzekutiv asnjëherë nuk ka dashur të ndërtojë bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve.
“A është tashmë e qartë për përfaqësuesit ndërkombëtarë se regjimi i Albin Kurtit dhe ai personalisht po bëjnë gjithçka për t’i penguar serbët të hyjnë në institucionet e Kosovës apo ndoshta të kthehen në to sepse ai kurrë nuk ka dashur sinqerisht të ndërtojë bashkëjetesë mes serbëve dhe shqiptarëve”, prentendoi Lista Srpksa./Arbresh.info/