Ftohtë me ngrica, e thatë gjatë fillimit të javës. Në pjesën e dytë, rritje e temperaturave e mundësi për shi.
19.12.2021 – Të ftohtit që po depërton nga verilindja e kontinentit kushtëzon mot me ngrica dhe rënie të temperaturave në ditët e para të stinës së dimrit astronomik që fillon ditën e martë. Mirëpo, parashihet të mbajë mot i thatë, me kthjellime e diell e vransira kalimtare. Ditën e hënë pasdite paraqiten kushte për reshje të dobëta shiu dhe bore, kryesisht në veri e verilindje të vendit.
Nga e enjta do të ketë shtim të vransirave, e nga dita e premte rryma më të ngrohta ajrore që depërtojnë nga Mesdheu edhe sjellin rritje të temperaturës, e pritet që të reshura shiu të përfshinë vendin në ditët e fundjavës.
Ditëve të para të javës qarkullimi ajror do të jetë i mirë që të mbajë ndotësit ajror të shpërndarë, e ku edhe indeksi i cilësisë së ajrit në shumicën e stacioneve mbetet në vlera të pranueshme, e nga dita e martë, do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, e ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, e cilësia e ajrit përkeqësohet në vlera të dobëta e shumë të dobëta, sidomos ditën e mërkurë.
20.12 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore në verilindje të vendit.
21.12 – Ftohtë, në mëngjes me ngrica. Paradita vransira kalimtare, e ditën intervale me diell.
22.12 – Ftohtë, kryesisht me diell, e ngrica të thella në mëngjes.
23.12 – Në mëngjes kthjellime e ngrica. Ditën vransirat do të shtohen.
24.12 – Kryesisht me vransira. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat fillimisht në rënie në të dy vlerat ekstreme, minimalet zbresin deri në -5C e -7C të martën e mërkurën, e maksimalet deri në 1C të mërkurën, e më pas shënojnë rritje deri në -1C, minimalet, e maksimalet edhe deri në 8C të premten.
Erërat fryjnë nga veriperëndimi, mesatare dhe mesatarisht të fuqishme 5-13m/s, e nga dita e enjte ndryshojnë kahjen në juglindje e frynë të lehta dhe mesatare, të premten 2-7m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes edhe lartë mbi vlera mesatare.