Kryetari i OVL e UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes së cilës ka thënë se veteranët që i bashkohet protestës së sotme, janë bashkëpunëtorë të Serbisë.
Syla ka thënë se minuti është i madh për qëndrimin në pushtet të këtij ministri.
“Xhelal Sveçla sapo na shpalli bashkëpunëtorë të Serbisë gjithë veteranëve që do i bashkangjitemi sot protestës. Minuti është i madh për qëndrimin në pushtet të një ministri që ushtarin e UÇK-së e përbuzë deri në këtë pikë”, ka thënë Syla.
Ai ka shtuar se luftëtarët nuk zbrapsen.
“Protesta nuk do ndalet, luftëtarët nuk zbrapsen, as atëherë e as tash”, është shprehur Syla.