12/28/2025 5:12:50 AM

Haxhiu: Thaçi ka bërë pazare me Vuçiqin për t’i amnistuar krimet në Kosovë

Duhet të lexoni

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka goditur ish Presidentin Hashim Thaçin, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Sipas Haxhiut, Thaçi e Vuçiq u dakorduan për t’i amnistuar krimet serbe në Kosovë. Krejt ky reagim i Haxhiut erdhi pas kritikave se Instituti për Krime Lufte e kishte ndryshuar datën, duke e vënë si datë të fundit 31 dhjetorin e vitit 2000. Sipas Haxhiut, qëllimi i kësaj date, e jo ai i vërteti që është qershori i vitit 1999.

Postimi i plotë:

Deputeti me shurdhues paska thënë se votimi për Ligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë është akt antikombëtar.

I njëjti gjatë kohës sa ishte Ministër i Drejtësisë kishte mbyllur Institutin, në vend të fuqizimit të tij. Pra konsistenca e tij vazhdon.

Përveç kësaj, nuk njihet për asnjë veprim serioz në adresim të krimeve të luftës. Ishin pikërisht këta që para 10 viteve i amnistuan kriminelët serb të përfshirë në vepra të rënda kriminale. Madje pikërisht gjatë kohës së qeverisjes së tyre, ish kryeministri Thaçi bënte pazare me Vuqiqin se si t’i amnistonin krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në anën tjetër, për herë të parë me Qeverinë tonë, adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës, përveç që është prioritet i Qeverisë, deri tani, përveç ngritjes me ligj të Institutit që do të dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës, jemi në prag të finalizimit të Strategjisë për drejtësi tranzicionale, kemi shtuar buxhetin për shtimin e numrit të prokurorëve special në PSRK dhe në policinë e Kosovës e po ashtu kemi mundesuar gjykimin ne mungesë për kriminelët e luftës që tashmë ka filluar zbatimi në praktik i tij.

Në Nenin 2 paragrafi 1, është precizuar periudha e luftës pra 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999.

Instituti do të mund të merret me krimet që kanë shpier te lufta por edhe ato pasluftës që ndërlidhen me luftën sepse në natën midis 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë, ‘Rojat e urës’ vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të dhunshëm të braktisin shtëpitë e trye.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate